Në lidhje me largimin masiv të të rinjve, ka reaguar edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, duke kërkuar ndalimin e kësaj hamoragjie për shoqërinë tone.
Në positmin e tij në Facebook, presidenti Meta ka theksuar se sot, më shumë se kurrë Shqipëria ka më shumë se kurrë nevojë për shpresë!
Postimi i plotë i Ilir Metës:
Shqipëria ka sot më shumë se kurrë nevojë për shpresë! Edukimi i mirë i rinisë është shpresa më e madhe e vendit tonë dhe investimi më kyç për të ardhmen.
Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë, në radhë të parë.
Largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe!
U duhet ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe punësimi.
Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain"!
© SYRI.net