Michael Gahler, Koordinatori i Grupit të PPE-së për Punët e Jashtme kërkon lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë anëtarëve të ndaluar të Këshillit Koordinues Bjellorus, veçanërisht Olga Kovalkova dhe Siarhei Dileuski.
Sipas eurodeputetit, "regjimi duhet të angazhohet në dialog, jo në arrestime".
Postimin në Twitter të Gahler e ka shpërndarë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Kujtojmë, se prej ditësh opozita po organizon protesta në Mins të Bjellorusisë ndërsa dhjetra mijëra demonstrues filluan të sot në sheshin e pavarësisë në kryeqytetin Minsk, Marshin e Lirisë për një Bjellorusi të re. Qeveria bëri përpjekje të pengojë ardhjen e demonstruesve.
Demonstruesit kërkojnë zgjedhje të lira. Protesta drejtohet kundër presidentit Lukashenko. Në proteste dëgjoheshin thirrjet “Uhodi” Largohu”. Për shkak se shumë forca sigurie kanë bllokuar stacionet e metrosë, grumbuj të tëre njërëzish u nisën në këmbë.