“Kërkoi të anashkalojë rëndësinë e maskës”, Tritan Shehu: Kryeministri ynë e bën si “dhelpra me rrushtë”!

Tuesday, 25 August 2020 17:20

 

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu përmes një statusi në Facebook, ironizoi sërish kryeministrin e vendit Edi Rama.
Sipas tij, kryeministri në vend që të merret me situatën e rënduar të Covid 19 në vend, u përpoq sot të anashkalojë rëndësinë e mbajtjes së maskës.
STATUSI I PLOTE
Kryeministrit sot qe nuk guxon te flase per detyrat e tij, kerkon tu shpjegoje mjekeve perdorimin e maskes!!
Dikush duhet t’i shpjegoje se maska eshte e detyrueshme edhe ne ambjentet e hapura ne distance nen 2 m ose kur ka grumbullime si aty ne oborrin e infektivit.
Mbasi kerkoi disa dite me pare te “cvelesoje” tesitimet qe Greqia beri ne kufi, sot kerkon te anashkaloi dhe rendesine e maskes.
Pra sipas tij “pa testime e pa maska”, pikerisht pa ato qe ai nuk po i siguron qytetareve shqiptare ne permbushje te detyrave te tij.
Kryeministri yne e ben si “dhelpra me rrushte”!
Asnje fjale prej tij per nivelin katastrofal te infeksioneve, shtrimet e shumta, humbjet e jetes, kushtet shume te veshtira ne spitale, braktisjen e qindra pacienteve ne shtepite e tyra pa u rimbursuar asnje mjekim, komedine me testimet…, perspektiven e erret!
Asgje per cfare duhet e do te behet per te perballuar kete gjendje jashte kontrollit ne degradim te plote, qofte kjo ne nivelin epidemiologjik, qofte ate klinik, vetem romuze me mjeket e personelin, kur jane ata qe po mbajne kete barre te rende.
U premtoi si zakonisht rritje pagash…por ama per vitin tjeter e pa thene asnje fjale per shumen, tjeter tallje kjo!
Nderkaq nuk harroi refrenin: “fajin e ka Saliu”, kur sot mbas tete vite “Shendetesi rilindase falas” duhet te ishim ne krye te Europes.
Por ne fakt po fshehim te dhenat me shprese se keshtu do te jemi ne “krye te Afrikes Qendrore”, se mund te bijem edhe me poshte ndryshe!

Login to post comments