'Fitorja është në anën e PD'/ Mustafaj flet për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë

Tuesday, 25 August 2020 18:14

Ish-ministri i Jashtëm dhe ish deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, tashmë anëtar i Komisionit të Përzgjedhjes së Kandidatëve për deputet, gjatë një interviste për News 24, deklaroi se vazhdon procesi i pandarë i përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë për deputet të PD-së.

Sipas tij, kjo përzgjedhje e kandidatëve për deputetë, ka bërë që anëtarësia e Partisë Demokratike të jetë më pozitive, si dhe shprehu bindjen e plotë, se ky proces do i japë fitoren PD-së.

 
 
 

“Ne vazhdojmë që të përzgjedhim kandidatët për deputet të PD-së. Ngarkesa është e madhe, sepse janë rreth 4000 persona që janë propozuar. Kemi presion shumë të madh, atë të kohës. Në fund do të zgjedhim diku tek 300 persona, që do jenë ata që do të përzgjidhen e kanë kredicialitetet. Faza e parë mund të mbarojë këta ditë. Gjithcka do të përfundojë në mes të shtatorit ose pak më vonë. Normalisht kandidatët duhet të jenë me shkollë të lartë, duhet që të mos kenë lidhje me krimin e organizuar, gjëra që dihen.

 
 
 

Janë edhe figura si mësues, njerëz që kanë influencë. E gjitha tregon se fitorja është në anën e Partisë Demokratike. Është një formular, me 30 faqe, ku kandidatët duhet të përgjigjen ndaj pyetjeve. Ky formular vetëdeklarimi që është 30 faqe, është si në vendet e BE. Pasi të zgjedhim diku tek 300 kandidatë, anëtarësia zgjedh kandidatët zyrtarë. Jemi 5 vetë në këtë komision dhe gëzohem për këtë punë. Kjo është risi, që po e bën PD-ja. Me këtë proces, ngushtohet roli i kryetarit të PD-së. Anëtarësia e PD-së duket optimiste, cka përgatit fitoren e Partisë Demokratike”, tha Mustafaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...