'Covid-19 i shkaktoi 3 milionë euro humbje', Berisha: Edvini me narkotatimorët e dërgon drejt falimentimit

Diel, 30 August 2020 11:17

Ish Kryeministri Berisha ka ndarë në faqen e tij në facebook mesazhin e një biznesmeni socialist i cili tregon realitetin me të cilin po përballen bizneset në Shqipëri.

Ai i shkruan Berishës duke i tregur për hitorinë e një bisnesi në Durrës që tani gjendet në një situatë të veshtirë e jo vetem për shkak të situatës por për shkak të qeverisë.

 
  

“Edvini me narkotatimorët e tij e dërgon drejt falimentimit”, shkruan Berisha në komentin e tij.

 
 
 

Ja postimi i plotë i ish Kryeministrit:

 
 

Historiku i dhimbshëm i vrasjes se një biznesi!

Covid19 i shkaktoi mbi 3 milionë euro humbje.

Edvini me narkotatimorët e tij e dërgon drejt falimentimit.

Lexoni rrefimin e dhimbshëm të një biznesmeni socialist.

Denoj me ashpërsi këtë që ndrim armiqësor dhe vërtet vrastar të narkoshtetit ndaj bizneseve. Sb.

I nderuar doktor,sot kam përjetuar një nga skenat më të dhimbëshme në jetën time të cilën dua ta ndaj me ju. Unë kam 28 vjet ne biznes prodhues dhe në masen 99% ndjek ligjin. Bashkë me bashkshorten shkuam të blejmë materiale disifektuese dhe pastrimi anti kovit tek një nga firmat prodhuese në Durrës që kanë 29 vjet në treg. Gjeta pronaren një nga zonjat me të respektuara te qytetit tim që qante. Eshtë kimiste 69 vjeçe. E kishin telefonuar nga tatimet duke e kërcënuar nëse neser nuk paguan taksat dhe sigurimet të hënen do ju bllokojmë nr e llogarive bankare. Un e di se termeti kesaj familje bisnesmenesh ju bëri një dëm 3.4 miljon €. Janë akoma në gjyq me kompanin e sigurimit. Kanë kredi bankare 45 000€/muaj.76% e prodhimit ju ka ngelur stok pa shitur si pasojë e kovitit dhe mungesen e tregut. Shteti duhet të ndërhyje urgjentisht; të ngrijë dhe shtyje për një vit kreditë bankare, të urdherojë tatimet të mos kërcënojne biznesin por të shtyjnë për një afat 6/9 mujor afatin e pagesës së taksave sepse bizneset tani po i ndjejnë pasojat e kovitit që do jenë afatgjata. Mos lejoni falimentimin e bizneseve të ngritura me djers dhe gjak.

E kam shpirtin plot me trishtim dhe po ju zbrazem juve se mos kujt tjetër? Dhe un jam socialist por po shikoj shkatërimin e vendit tim dhe jam i trishtuar. Dikush duhet të frenojë qeverinë që ti thërrase mendjes para se të jetë vonë. Më falni për shqetësimin, duke e ndar me ju sikur lehtesohem. Me respekt.

Image

Login to post comments