Presidenca gjermane në fund të vitit mund te fillojë bisedimet për negociatat me Maqedoninë dhe mund të lërë ende në pritje vendin tonë. Këtë parashikim pesimist e ka bërë %Euractiv”, një nedia shumë pranë qarqeve zyrtare në Bruksel. Shkak për këtë mund të jenë ndryshimet e njëanëshme kushtetuese të bëra nga Rama që shkojnë në dëm të Shqipërisë dhe nga ana tjeter zgjedhjet e regullta që zhvilloi Maqedonia.
Në artikullin e “Euractiv”, thuhet se Komisioni Europian pas metodologjisë së re, pritet të botojë në vjeshtë paketën e re të zgjerimit, e cila do të analizojë të gjithë procesin dhe do të përmbajë raporte të detajuara specifike për vendet kandidate për në BE.
Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, për Shqipërinë, kushtet rëndojnë më shumë.
“Pasi vlerësoi Shqipërinë për kalimin e reformave zgjedhore, një nga parakushtet, BE-ja ishte më pak se entuziaste për ndryshimet kushtetuese të shtyra nga socialistët në pushtet, të cilat opozita tha se ishin të motivuara politikisht”, thekson artikulli.
Ndërkohë, sa i përket Maqedonisë Veriore, zgjedhjet e fundit, për të cilat shumë thanë se do të vendosnin ritmin e pranimit në BE, i dhanë një mandat tjetër si Kryeministër liderit Social Demokrat Zoran Zaev, i cili zgjidhi mosmarrëveshjen për emrin me Greqinë dhe hapi dyert për anëtarësimin në BE.
Pakti i koalicionit të kohëve të fundit me një parti që përfaqëson pakicën etnike shqiptare të vendit, ku përfshihet edhe një kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të mandatit, sugjeron sipas “Euractiv” se Maqedonia e Veriut duhet do të fillojë zyrtarisht bisedimet e pranimit nën Presidencën gjermane të Këshillit të BE-së në fund të