Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në Jon, deklaratë e bërë nga kryeministri grek, Micotaqis ka shkaktuar tension në politikën shqiptare.
Ndërsa kryeministri Rama shprehet se nuk ka një marrëveshje me Greqinë, por zgjerimi është një e drejtë që ia njeh Konventa Ndërkombëtare e Detit, opozita ngul këmbë se zghjerimi i saj do të prekë territorin shqiptar.
Por sot kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga brigjet shqiptare i ka bërë të ditur kryeministrit, të cilin ajo e ka quajtur të dëshpëruar , se ai nuk e fal dot detin e shqiptarëve.
“Ti i dëshpëruar detin e shqiptarëve nuk e fal dot”- shkruan Kryemadhi në video, ndërsa e shoqëron edhe me flamurin shqiptar.