Drejtues në Partinë Demorkratike, ish-deputetë të saj, kanë shkuar në Mat për të ndezur qirinj dhe përkujtuar, vuajtjet e mijëra të dënuarve politikë nga regjimi i Enver Hoxhës.
Znj. Dhurata Çupi publikoi fotot nga mitingu përkujtimor me këtë shënim:
"Askush nuk ka paguar një çmim më të lartë për lirinë në Europë, se sa shqiptarët. Sakrifica e shqiptarëve përkthehet në mijëra të ekzekutuar me dhe pa gjyq, për liri, për demokraci, për dëshirën për të ndërtuar një shoqëri të respektit për dinjitetin njerëzor, sipas normave dhe vlerave europiane, për fjalën e lirë, për besimin në Zot.
Nga Mati kujtuam vuajtjet e mijëra heronjve në burgun e tmerrshëm te Burrelit."