Nga Osman Metalla - 31/08/2020
Në shkrimin tim të para pak ditëve, unë kam prekur disa çështje lidhur me marëveshjen kaq shumë të diskutuar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Ndër të tjera u ndala në deklaratat e bëra lidhur me zgjerimin e detit territorial Grek të cilat i kam konsideruar krejtësisht në dëm të interesave të palës Shqiptare. Natyrisht edhe unë jam shprehur se “është e drejtë e shtetit Grek të kërkojë zgjerim të ujërave territoriale pasi një e drejtë e tillëburon dhe është e sanksionuar në konventë, duke respektuar procedurat e nje deklarimi të tillë dhe pasi të pranohet ndërkombëtarisht,dmth pa kontestime, atëhere mund të negociojme mbështetur nëdeklarimet e reja“, dhe këtu kam patur parasyshtë drejtën që ka dhe Shteti Shqiptar për të kontestuar çdo deklarim që cënon të drejtat e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Nga ana tjetër mbështetur dhe në rrethanat ekzistuese, edhe sikur një kontestim i tillë të mos bëhet nga ana e Republikës së Shqipërisë, mund të ketë palë të tjera të cilat mund të mos e pranojnë dhe kontestojnë një deklarim të tillë. Dhe natyrisht një e drejtë e kontestuar nuk është më një e drejtë deri sa të shterrojnëtë gjithëargumentat kontestuese. Ndaj dhe kam trajtuar si të papërshtatëshme vazhdimin e kësaj deklarate me thirrje të tilla si“nuk na pushtoi Greku, asgje e re me zgjerimin e detit territorial Grek, nuk e kemi falur detin, qetësohuni se nuk u bë nami“etj.
Deklaratat e bëra se “nuk ndryshon„gje apo “nuk ka ndonjë efekt zgjerimi i ujërave territoriale„padiskutim qënuk i shërbejnë interesave të Republikës së Shqipërisë dhe nëpërmjet këtyre deklaratave ne nuk bëjmë tjetër, as më shumë e as më pak po i legjitimojmë palës greke të drejtën për të zgjeruar hapësirat detare përtej edhe atyre të marëveshjes së vitit 2009.
Para pak ditësh kam sjellënë vëmëndje një rast kur Tribunali Ndërkombëtar i Drejtësisë nuk ka konsideruar të drejtën e një ishulli për të patur zonë ekonomike ekskluzive. Por nuk është ky i vetmi, janë disa raste kur gjykata ka vendosur në dhënien e efekteve të ishujve, madje dhe marëveshja e nënshkruar pak ditë më parë në delimitimin e zonës ekonomike ekskluzive ndërmjet Italisë dhe Greqisë e negociuar për afro 40 vite, nuk i ka dhenë efekt të plotë ishujve Grekë të Othonoit dhe Erikuzës sikurse parashikohet në paragrafin 2 të nenit 121 të Konventës UNCLOS.
Një pranim turravrap i çdo deklarimi që pala Greke bën, në mënyrën më absolute amplifikon argumentat Greke kundër palës Shqiptare. Në vënd që të pjekim argumentat në mënyrë që të kërkojmë në maksimum atë që na takon nga kjo marëveshje,në vënd që të vëzhgojmë me kujdes cdo zhvillim ne përshëndesim pa kuptuar se ç’dëm i bëjme interesave tona,çfarëdo deklarimi që bën pala Greke. Unë do tëpërshëndesja sensibilizimin e opinionit por dhe të eksperteve të cilët në media kanë kontribuar në informimin e opinionit publik por dhe në sqarimin e një cështje të tillë mjaft të koklavitur. Në këtë shkrim un po sjell një këndvështrim timin mbi ndikimin që sjell zgjerimi i detit territorial nga 6 në 12 milje detare.
Le të shohim konkretisht se ç‘far efekti sjell një deklarim i tillë:
Mbështetur në precedentët e përmëndur, pala shqiptare në negociata duhet të kërkojë mos dhënien e efekteve të plota tëtë ishujve Grekë, duke patur në mëndje dy raste të mundshme:
Në rastin e parë, mbështetur në parimin e prevalimit të tokës kontinentale mbi atë ishullore dhe parimin e cut off (ndërprerjes) që ishulli i Korfuzit i shkakton bregut kontinental shqiptar, si dhe në disproporcionalitetin që ishujt krijojnë në ndarjen e hapësirave detare, pala shqiptare kërkon që të gjithë ishujt, (Korfuz, Othonoin Erikuza dhe Mathraka) të gëzojnë vetëm të drejtën e detit teritorial. Kjo nënkupton qëçdo hapësirë mbi detin territorial, ështëzonë ekonomike ekskluzive që i përket Republikës së Shqipërisë. Sipas këtij rasti, me zgjerimin e detit territorial nga 6 në 12 milje detare, Shqipëria do të humbiste një hapësirë shumë të madhe të ZEE. Ky skenar nuk ka gjasa të ndodhë edhe me bërjen faktike të ndarjes së ZEE ndërmjet Italisë dhe Greqisë, pasi me këtë ndarje, Greqia e ka bërë de fakto të vetën pa ndonjë negocijim me palën shqiptare për këtë hapësirë, dhepër më tepër nga pala shqiptare nuk ka patur asnjë prononcim apo kontestim.
Në rastin e marëveshjes Itali-Greqi, vlen të theksohet fakti se kjo marëveshje është bërë duke konsideruar gjerësinë e detit territorial ashtu sikurse është, pra 6 milje detare,por me rezerven që nëse shteti Grek do ta zgjerojë, e drejta e peshkatarëve italianë për të peshkuar në hapësirën territoriale nga 6 deri në 12 milje nuk cënohet për një kategori të caktuar speciesh detare (dmth., ruhet statukuoja e sotme sa i përket shfrytëzimit të burimeve jetësore në këtë zonë). Në rreshta këtu lexohet dhe mosbesimi që vetë pala Greke ka në miratimin e pakontestuar të zgjerimit të detit territorial nga 6 në 12 milje. Njëkohësisht sipas kësaj marëveshje, ishujt e Othonoit dhe të Erikuzës, kanë marë efekte të pjesëshme. Këtë gje e vërteton dhe deklarimi i ish ministrittë jashtëm Grek Kotzias i cili menjëherë pas miratimit të kësaj marëveshje denoncoi dhënien e efekteve të pjesëshme këtyre ishujve duke paralajmëruar rrezikun që do të ketë në të ardhmen ngapalët e tjera në diksutim.
Në rastin e dytë, diskutohet lidhur me efektet e pjesëshme për ishujt Othonoi dhe Erikuza. kjo do të thotë që këta ishuj mbështetur në nenin 121, të gëzojnë të drejtën vetëm të detit territorial, por jo të Zonës Ekonomike Ekskluzive.Mirëpo nëse shteti Grek arrin të përfundojë procedurat e shtyrjes së hapësirës se detit territorial nga 6 në 12 milje, situata bëhet tejet e pafavorëshme në zonën tone ekonomike ekskluzive. Kështu, në kushtet kur këta ishuj nuk do të kenë zonë ekonomike ekzkluzive, kjo automatikisht nënkupton se vija bazë nga do të matej ndarja e hapësirës së ZEE do të ishte vija bazë e hequr ne pjesën veriore të ishullit tëKorfuzit. Në kushtet kur deti territorial është 6 milje, kufiri i ZEE do të ishte në cdo pikë të baraslarguar ndërmjet vijave bazë tëishullit të Korfuzit dhe bregut Shqiptar (shih skema ilustrative më poshtë). Në rast se vija mesore korespondon brënda zonës se detit territorial (dmth brënda hapësirës 6 milje nga ishujt Erikuza dhe Othonoi) vija kufitare do të ishte në këtë kufi por nëse pika mesore do të ishte pertej detit territorial, atehëre nuk do të kishim spostim të vijës ndarëse. Nëse shteti Grek vendos të zgjerojë detin territorial në 12 milje detare, atëherë dhe hapësira e detit territorial të ishujve Othonoi dhe Erikuza do të zgjerohej me 12 milje, dhe kjo do të bënte qëvija e delimitimit të spostohej edhe 6 milje të tjera në drejtim të veriut duke u afruar më shume drejt brigjeve shqiptare të Karaburunit.
Për ta përmbledhur në mënyrë të thjeshtëzuar për lexuesin, në ndarjen e hapësirave detare do të kishim parasysh dy faktorë:
Efekti i cili do tu jepej ishujve në bazë të negociatave ndërmjet palëvë (a do të kenë zonë ekonomike apo jo), dhe
Ku do të jetë vija baze nga ku do tëkryhet matja. Në rastin kur nuk i jepet e drejta e zonës ekonomike eksluzive ishujve Othonoi dhe Erikuza, vija bazë nga ku fillon matja do të ishte vija bazë e hequr nga konturi verior i ishullit të Korfuzit. Në të kundërt, matja do të fillonte nga vija bazë e ishujve Othonoi dhe Erikuza.
Ndaj e kam deklaruar dhe kam argumentuar se zgjerimi i detit territorial të Greqisë pavarësisht se është një e drejtë që buron nga Konventa, nuk duhet konsideruar fakt deri në depozitimin dhe pranimin epakontestuar ndërkombëtarisht.
Me deklarimet e bëra dhe me zgjerimin e mundshëm (që pak gjasa ka të ndodhë) të detit territorial të Greqisë nga 6-12 milje detare mendoj se Shqipëria mund të përballet me një marëveshje më të keqe se sa marëveshja e vitit 2009.
Ç’far implikimesh të tjera sjell zgjerimi i detit teritorial nga 6 në 12 milje detare?
Nisur nga deklarimet e bëra nga Kryeministri Grek, sërish është thënë se Greqia do të aplikojëvijën e drejtë bazë në matjen e gjerësisë së detit territorial. Kjo është sërish një ndryshim rregullash në mes të lojës. Nëse pala Shqiptare e ka të deklaruar vijën e drejtë bazë që në krye të nisjes se negociatave, pala greke ashtu sikurse ka të deklaruar gjerësinë e detit territorial 6 milje detare, ka të deklaruar dhe vijën normale bazë (vijë e cila shkon sipas konfigurimit të bregut). Edhe në këtë rast, humben hapësira të caktuara të cilat bëjnë që vija e drejtë bazë të jetë më e spostuar në drejtim të bregdetit shqiptar, duke krijuar dhe sipërfaqe të caktuara të ujërave të brëndshme për palën Greke.
Një shqetësim i cili jo pa të drejtëështë ngritur mjaft herë nga studiues të ndryshëm, është dhe fakti i shkëmbit “barketa” ose sic e njohin lundërtarët tanë “guri i pleshtit”.Ky është një shkëmb I cili në publikimet detare[1]përshkruhet si: “një shkëmb rreth 6m I gjatë, mezi duket mbi ujë, i cili nga afër shëmbëllen me një barkë të përmbysur”. Në hartën e vijave bazë të paraqitura nga ana e kryeministrit Grek nuk dihet (të paktën un nuk e disponoj këtë informacion) nëse vija bazë në delimitimin e ujërave territorial në kanalin e Korfuzit kalon nga ky gur apo ky gur është lënë si pikë mesore. Në mënyrë të padiskutueshme ne nuk duhet të pranojmë që nje gur i cili rastesisht është ndodhur në këtë zonë të krijojë një deformim të pajustifikuar dhe një disproporcionalitet irracional në ndarjen e hapësirave sovrane të shtetit Shqiptar.
Një implikim tjetër që sjell zgjerimi i detit territorial të Greqise nga 6 në 12 milje është dhe ndryshimi i regjimit të ujërave në pjesën veriore të ishullit të Korfuzit. Deri më tash ne kemi diskutuar për delimitimin (ndarjen) e hapësirave detare, kur në fakt tashmëi bie që mbi 95% e vijës delimituese i përket detit territorial dhe humbet zona ekonomike ekskluzive (pasi shndërrohet në det territorial Grek). Nga pikëpamja praktike ky është një shqetësim jo i vogël edhe për fllotën e peshkimit, pasi nëse sot një anije peshkimi për shëmbull në mënyrë të pavullnetëshme (për shkak të erës, korrentëve apo ndonjë defekt i mundshëm dhe anija bëhet e pamanovrueshme) do të shkelte vijën ndarëse, do ta gjente veten në zonën ekonomike ekskluzive të ujërave Grek. Kjo do të thotë se ka shkelur zonën ekonomike dhe ndëshkimi do të ishte administrative, por nëse me zgjerimin e detit territorial, shkel po tënjëjtën vijë, mund të përballet edhe deri në përdorimin e forcës nga ana e rojeve bregdetare se një shkelje e tillë tashmë konsiderohet cënim i teritorit sovran të shtetit Grek.
Solla në vëmëndje të lexuesit këto argumente për të thënë se jo pa qëllim pala Greke kërkon të ndryshojë rregullat e lojës në mes të rrugëtimit të marëveshjes. Nuk është vetëm halli i saj në anën lindore të Mesdheut por dhe frika që ata kanë nga kërkesa e palës shqiptare në mos dhënien e efekteve të plota ishujve. Me këtë veprim ata i papraprijnëç’do mosmareveshje te mundëshme me palën shqiptare dhe e kanë si as nën mëngë për të mos lejuar palën shqiptare të gëzojë më shume zonë ekonomike ekskluzive edhe në rast se palët do të përballeshin në gjykatë. Deklarimet tona se nuk ka asnjë problem zgjerimi i detit territorial grek, do të përbënin një bazë tëmirë argumenti në favor të palës Greke në cilëndo gjykatë ndërkombëtare.
Pikërisht në këtë këndvështrim mendoj se Republika e Shqipërisë duhet të ndërmarrë disa hapa në parandalimin e përkeqësimit të pozicionit të saj negociator, si dhe në mbrojtje të interesave tona në hapësirën tonë detare:
Së pari, tëdenoncojë marëveshjen e arritur ndërmjet Italisë dhe Greqisë pasi Republika e Greqisë ka negociuar dhe ka ndarë me shtetin Italian hapësira detare të ZEE mbi të cilat Republika e Shqipërisë ka pretendime. Kjo marëveshje është arritur pa patur konsensusin e palës Shqiptare si palë e interesuar dhe pjesëmarrëse në ndarjen e hapësirave të përbashkëta detare.
Së dyti, Në rastin e shkëmbit “barketa„ duhet verifikuar nëse ky shkëmb është përdorur si referim i vijës bazë. Nëse ky është rasti, ky deklarim duhet kontestuar në mënyrë të menjëherëshme, pasi përdorimi i këtj shkëmbi si pikë reference në ndarjen e detit territorial, rezulton në një devijim të pajustifikuar të vijës delimituese nga drejtimi i saj normal, si dhe krijon disproporcionalitete te theksuara në ndarjen e hapësirave sovrane.
Republika e Shqipërisë duhet të kërkojë ngritjen e një komisioni tre palësh ndërmjet Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë për përcaktimin e pikës së përbashkët të bashkimit të ujërave të tre vëndeve.
Së fundmi, por shumë e rëndësishme, në arritjen e një marëveshje të mundëshme, grupi negociator duhet të ketë në vëmëndje të gjithë procedurën e përcaktuar në Vendimin e Gjykatës Kushtetuese Nr XV datë 15.04.2010 si garanti i mbërritjes së një marëveshje të drejtë dhe të ndershme në mbrojtje të interesavëe tona kombëtare!