“Brenda 15 ditëve gënjeu tre herë për planin ekonomik”- Tabaku publikon videon e Ramës: Gënjeshtarit që ka mbyllur qeverinë me pushime, shqiptarët…

Hënë, 31 August 2020 19:00

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, me pjesë nga deklaratat e këtij të fundit ku thotë se brenda qershorit do të shpallej plani kombëtar ekonomik.

tabaku

Tabaku shkruan se Rama ka gënjyer brenda 15 ditëve plot tre herë për planin ekonomik, ndërsa “sot 1 në 3 biznese ka ulur qepenin dhe 57 mijë shqiptarë se paku kanë humbur punën, në një ekonomi ku 40% e ekonomisë është informale numrat janë më alarmantë”.

Më tej ish-deputetja shkruan se “Shqipëria ka shpresë dhe ditë më të mira do të vijnë, pasi shqiptarët do t’i tregojnë vendin gënjeshtarit që ka mbyllur qeverinë me pushime ndërsa shqiptarët humbasin punën”.

Postimi i plotë:

Në harkun kohor të 15 ditëve gënjeu tre herë në radhë për planin ekonomik. Sa herë pyetej për ndihmën qesharake ndaj shqiptarëve kur e gjithë bota shpenzonte ç’kishte për të rimëkëmbur ekonomitë, Rama gënjente pa iu dridhur qerpiku. Sot 1 në 3 biznese ka ulur qepenin dhe 57 mijë shqiptarë se paku kanë humbur punën, në një ekonomi ku 40% e ekonomisë është informale numrat janë më alarmantë.

Sa me shumë flet e vërteta aq më shumë thërrasin e bërtasin. Shqipëria ka shpresë dhe ditë më të mira do të vijnë, pasi shqiptarët do t’i tregojnë vendin gënjeshtarit që ka mbyllur qeverinë me pushime ndërsa shqiptarët humbasin punën.

Bashkëngjitur linku me videon e publikuar nga Jorida Tabaku :

 
 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...