Marrin fund dilemat për formimin e qeverisë së re në Mal të Zi/ Shqiptari Dritan Abazoviç vendos me kë do të bëjë koalicion. Deklarata prej 4 pikash

Hënë, 31 August 2020 20:54

Pas 30 vjetësh, partia e Milo Gjukanoviç do të jetë në opozitë. Zgjedhjet e së dielës i dhanë një goditje të fortë kësaj partie, megjithëse e para për numrin e deputetëve, por shumë larg për formimin e koalicionit qeverisë.

5245443_slavlje-018-1_ls

Një prej partive shqiptare, ajo e drejtuar nga Dritan Abazovic mori katër mandate, duke u bërë vendimtare për qeverinë e re. Ashtu sikurse para zgjedhjeve, Abazovic ka vendosur të formojë koalicionin qeverisës me partitë opozitare.

Gazeta malazeze “Vjesti” shkruan se pas takimit të liderëve të koalicionit, “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zezë dhe e bardhë”, Zdravko Krivokapic, Aleksa Becic dhe Dritan Abazovic, është vendosur që ata të formojnë koalicionin qeverisës. Sipas tre udhëheqësve, ata ranë dakord mbi disa parime mbi të cilat do të bazohet qeveria e ardhshme.

Parimi i parë që është rënë dakord është që qeveria e re, demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare. Së dyti, qeveria e re demokratike do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të bashkohet me Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

Së treti, qeveria demokratike do të përbëhet nga ekspertët në fusha të veçanta, pavarësisht nga karakteristikat e tyre politike, fetare, kombëtare ose ndonjë karakteristikë tjetër. Së katërti, qeveria e re do të angazhohet plotësisht për respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e ligjit, me ndryshime, shtesa dhe rishikimi i të gjitha ligjeve dhe akteve nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Lirinë e Fesë”, tha deklarata.

Ata thanë se, përveç kësaj, ata ua shtrijnë duart përfaqësuesve të popujve pakicë me dëshirën për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë dhe me prosperitet për Malin e Zi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...