Tjetër rënie në raportet ndërkombëtare/ Shqipëria, e treta nga fundi për biznes

Tuesday, 01 September 2020 19:07

Shqipëria ka humbur edhe dy pozicione në renditjen e Dhomës Europiane në raportin e quajtur “Vendet më të mira Europiane për Biznes 2020”.

Në raportin, që bazohet në indekset e Bankës Botërore dhe Transparency International, Shqipëria renditet në vendin e 44 në Europë, me 51 pikë, nga 46 vende të marra në analizë. Në këtë mënyrë, vendi ynë ka lënë pas vetëm Bosnje Hercegovinën dhe Ukrainën, ndërsa të gjitha vendet e tjera të rajonit janë më mirë se Shqipëria.

 
  

Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, që synojnë integrimin në Bashkimin Europian, më mirë renditet Mali i Zi në vendin e 30, me 59 pikë të grumbulluara. Më pas vjen Maqedonia e Veriut, në vendin e 36 me 58 pikë, Serbia në vendin e 38 me 57 pikë dhe Kosova në vendin e 40 me 55 pikë.

 
 
 

Rezultati i Dhomës Europiane llogaritet duke marrë për bazë indeksin e Bankës Botërore për “lehtësitë e të bërit biznes” dhe “Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit” të Transparency International. Rezultati i Dhomës Europiane për një vend të caktuar reflektohet nga një shkallë nga 0 deri në 100, ku zero përfaqëson performancën më të dobët dhe 100 performacën më të mirë.

 
 

Përsa i përket vendeve më të mira për të bërë biznes, listën e kryeson Danimarka me 86 pikë, e ndjekur nga Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Zvicra./ SCAN 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...