“Siguroni integritetin e kandidatëve”, Meta komenton deklaratën e Yuri Kim për partitë: Ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira të pastrohet gjithçka

E mërkurë, 02 September 2020 11:28

 

Në një prononcim për mediat nga Vlora, Presidenti Ilir Meta komentoi deklaratën e një dite më parë të ambasadores amerikane Yuri Kim lidhur me kandidatët që pritet të zgjidhen nga partitë politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira të pastrohet gjithçka e të kemi institucione demokratike e legjitime. Vetëm zgjedhjet e lira e pastrojnë politikën nga elementë kriminalë që për interesa grupesh të ndryshme kërkojnë të mbajnë peng funksionimin e shtetit ligjor. “ u shpreh Meta në përgjigje të interesit të medias.

 

Përmes një letre drejtuar krerëve të partive kryesore në vend, ambasadorja amerikane Yuri Kim kërkoi prej tyre që të marrin masa që kandidatët e tyre për deputetë të mos jenë subjekt i të ashtuquajturit ligj për dekriminalizimin.

 

Në letër, Ambasadorja Kim inkurajonte të gjitha partitë politike “që të verifikojnë kandidatët dhe të emërojnë vetëm ata që janë të kualifikuar dhe që respektojnë votuesit shqiptarë. Ndërsa individët janë përgjegjës për të bërë të njohur të kaluarën kriminale, udhëheqësit e partive duhet të sigurojnë integritetin dhe vërtetësinë e deklaratave të atyre që kërkojnë të zgjidhen nën siglën e tyre”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...