Tërmeti në Thumanë/ “Duhet të kishte vdekur dhe një i tretë që të përfitosh pension”, reagon ashpër Duma

E Enjte, 03 September 2020 19:24

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma në një postim në rrjetin social “Facebook” ka risjellë vëmendjen të familja e Manjola Cakoni.

Manjola Cakoni humbi vajzën dhe bashkëshortin në tërmetin e 26-nëntorit në Thumanë. Duma ngre akuza ndaj qeverisë, ndërsa shprehet se po vazhdon të heshtë për këtë ngjarje.

“Qeveria fshihet, hesht sepse kjo është historia e pambulueshme e dhimbjes dhe fatkeqësisë të vërtetë të gjithë shqiptarëve që u qeverisën nga një paliaçadë reklamash, që nuk e ndaloi as respekti ndaj jetës e vdekjes.  Përgjegjësit e jetës së shqiptarëve duhet të ndëshkohen! Ata nuk do të përgjigjen vetëm ndaj Manjolës e Alesios, por ndaj jetës së secilit që u degdis prej tyre. Ata do duhet të përgjigjen shpejt, shumë shpejt përballë gjithë shqiptarëve”, shkruan Duma.

 

Statusi i plotë:

“Moj zonjë a desha unë të jetoj para fëmijës sim?! Jo! Zoti më la”.

Këto janë fjalët që vijojnë të të buçasin si çekan në mendje pasi dëgjon rrëfimin e një nëne që ka humbur vajzën e bashkëshortin nga tërmeti dhe një burokratuce administrate i thotë: “ ti nuk e meriton pensionin, e kanë marrë ata që kanë tre viktima, ti ke vetëm dy viktima”.

 

Vetëm dy viktima! Vetëm dy!

Pra po thoshte, duhet të të kish vdekur dhe një i tretë që të përfitosh pension!

Pensioni i jetës sipas qeverisë qenka një paketë treshe apo katërshe viktimash.

Vdekje në paketë përkundrejt një pensioni!

Ky është cinizmi më i rëndë që mund të gjesh në çfarëdo lloj qeverisje. Përfiton pension nëse ke vdekje në paketë treshe.

Makabritet!

Çdo fjalë e kësaj gruaje që shfaqet e jashtëzakonshme në qëndrim dhe forcë, godet me mprehtësinë që ka tehu i një thike të mprehur pas shpine.

Nënë e bir, janë të qartë që jetën e familjarëve nuk ia ka marrë natyra por qeverisja.

Historia e Manjola Cakonit dhe e të birit Alesios, duhet dëgjuar e ridëgjuar sepse përmbledh fatkeqësisht thelbin e jetës së shqiptarëve nën qeverisjen e Ramës.

Tërmeti i Nëntorit i mori jetën babait dhe bijës 15 vjeçare, pasi në shtator godina kish marrë goditje të rënda dhe inspektorët megjithë verifikimit nuk i lajmëruan ata për rreziqet.

Qeveria i la banorët të jetonin po aty, pa asnjë paralajmërim.

Por nuk mbaron këtu; Rama i shfaqet “në derë”, që të bëjë një shfaqje me ta, në mes të mortit që u ra.

E merr Alesion e vogël, udhëton në Itali për të shkrepur fotot e takimit me futbollistë, Kronika bën bujën e shoë-t, ia servirin shqiptarëve, përfitojnë reklamën, e mënjëherë më pas… e harrojnë Alesion.

Fjalët Alesios sot, djalit 11 vjeçar që duhet të ishte ende fëmijë, dëshmojnë sa shumë e ka rritur atë fatkeqësia. Ai ftohtësisht qetë thotë: “Nuk ja u fal… ata nuk na thanë të mos banonim aty dhe humba babin e motrën. …Ishte bukur të takoje Ronaldon por unë doja më mirë një pension…. “

Kishin “në dorë” t’i shpëtonin por vendosën t’i lënë t’i zënë rrënojat, shqiptarë e fëmijë shqiptarësh.

Kishin detyrë t’i ndihmonin, por shpenzuan taksat e shqiptarëve për udhëtime dhe foto reklamash për Ramën. E në fund u lanë një pu(su)llë si sllogan elektoral “ti s’do jesh vetëm”.

Manjola e familjarët paguan vetë edhe tarifën e varrimit. Manjola e familjarët u lanë të të prisnin në vetmi faturën e marketimit.

Prej orëve të paraditës së sotme , dëshmia e Manjolës dhe të birit vijon trondit shqiptarët.

Nga ai moment qeveria është fshehur! Nuk po gjen ende një strategji si ta mbulojë, si ta paketojë e ta varë në një çengel drejt opozitës këtë fakt makabër .

Qeveria fshihet, hesht sepse kjo është historia e pambulueshme e dhimbjes dhe fatkeqësisë të vërtetë të gjithë shqiptarëve që u qeverisën nga një paliaçadë reklamash, që nuk e ndaloi as respekti ndaj jetës e vdekjes.

Përgjegjësit e jetës së shqiptarëve duhet të ndëshkohen!

Ata nuk do të përgjigjen vetëm ndaj Manolës e Alesios, por ndaj jetës së seicilit që u degdis prej tyre.

Ata do duhet të përgjigjen shpejt, shumë shpejt përballë gjithë shqiptarëve..

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...