“Për një proces gjithëpërfshirës”,Meta dhe Rama ballë për ballë për datën e zgjedhjeve: Do të doja të dëgjoja mendimin tuaj

Premte, 04 September 2020 11:45

 

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar dhe nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, është pritur sot nga presidenti Ilir Meta, ku do të konsultohen për datën e zgjedhjeve. Si i zoti i shtëpisë, kreu i shtetit iu ka uruar dy zyrtarëve socialistë mirëseardhjen ndërsa i ka pyetur dhe se çfarë dëshironin që të pinin.

Në nisje të fjalës së tij Meta i ka shpjeguar rëndësinë e vendosjes së datës, ndërsa thekson se ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës.

 

“Unë mendova që të fillonim konsultimet për datën e zgjedhjeve, për natyrën që lejon Kushtetuta me qëllim për të ndihmuar në një proces sa më gjithëpërfshirës. Jo se ka ndonjë rëndësi vendimtare, por për të respektuar çdo ndjeshmëri apo dhe kalendarin e fetave, siç janë festat fetare. Në këtë drejtim do të isha i interesuar të dëgjoja mendim tuaj si përfaqësues i PS dhe maxhorancës. Ndonjë kafe, ndonjë çaj, çfarë dëshironi?!”, tha presidenti Ilir Meta në nisje të takimit me kryeministrin Edi Rama.

 

Takimi në fjalë zgjati 15 minuta, ndërsa kryeministri Rama nuk dha asnjë koment për mediat në dalje nga selia e Presidencës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...