Takimi me Metën,Basha:Shqiptarët duan zgjedhje sot, për ne është e rëndësishme që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm

Premte, 04 September 2020 12:34

 

Kreu i Partisë Demokratike, Luzlim Basha, i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi, ka zhvilluar këtë mesditë takimin me Presidentin Ilir Meta në Presidencë, ku kanë folur mbi caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.
Më poshtë po ju sjellim pamjet e para të takimit, ku shihet Basha që hyn në zyrën e Metës dhe përshëndeten me grusht. Ndërkohë, Presidenti e ka falënderuar Bashën për pranimin e ftesës për takim.
Në fund të takimit me Metën, Basha deklaroi se shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot dhe jo nesër, pasi sipas tij, janë lodhur nga propaganda, dështimet dhe mashtrimet e qeverisë.
“Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot, jo nesër. Ata duan zgjedhje, sepse janë të lodhur nga propaganda, dështimet dhe mashtrimet. Qytetarët kanë nevojë urgjente për punë, bizneset, mjekët, kanë nevojë urgjente për ndihmë, fermerët kanë nevojë për treg shitje, të rinjtë për arsimim e punësim, pensionistët kanë nevojë për rritje reale të pensioneve. Pra, shumica absolute e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot. Për ne është e rëndësishme që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm. Prandaj dua ta mbyll me fjalët e Nënë Terezës: ‘Djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur akoma, prandaj të fillojmë të punojmë për sot’”, tha Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...