“Ditët e Zotit janë të Zotit”, Kryemadhi pas takimit me Metën: S’është çështje date, t’u japim shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme

Premte, 04 September 2020 13:07

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari ka zhvilluar sot nje takim në Presidencë, ku u konsultua me presidentin Ilir Meta për datën e zgjedhjeve.

Pak pas mbarimit të takimit të shkurtër me kreun e shtetit, Kryemadhi u ndal në një prononcim për mediat.

Ajo tha se LSI është e mendimit që zgjedhjet duhet të ishin bërë para 2 vitesh, ndërsa shtoi se data nuk ka shumë rëndësi. Ajo pohoi se me rëndësi është fakti që këto zgjedhje të jenë gjithëpërfshirëse. Teksa u pyet për faktin se çfarë mendonte për qëndrimin e kryeministrit Rama se përjashtonte si datë zgjedhjesh 2 majin, pasi përkonte me Pashkët, Kryemadhi ka rënë dakord.

 

“Dua të theksoj se për LSI zgjedhjet duhet të ishin bërë që para dy vitesh. Jemi vonë, nuk mendoj se është çështje datë, është çështje e dhënies së shqiptarëve për të zgjedhur të lirë dhe për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe t’u japim shansin shqiptarëve që të jenë të barabartë. I bëmë të qartë presidentin se LSI do të vazhdojë çdo vendim dhe do të marrë pjesë në çdo proces zgjedhor që do të garantojë shqiptarëve qeverisjen europiane. Takimi ishte për datën e zgjedhjeve dhe për sa kohë menduam se ishte e domosdoshme. Shqiptarët datën po e presin prej kohësh. Shqiptarët duhet ti kishin bërë zgjedhjet dy vite më përpara. Mendoj se një datë e zgjedhjeve do të krijonte mundësinë e lëvizjes së gjërave. Sot situata ekonomike në Shqipëri, shumë të rinj po lënë vendin, apo situata e rëndë në spitale, janë disa gjëra që sa më shpejt të bëheshin zgjedhjet, do të përshpejtoheshin gjerat. Për politikën, mos u shqetësoni. Sa më shumë të zgjasi Këshilli politik, teknikalitetet, aq më tepër jetëgjatë do të jenë politikanët në televizione. Sa më shpejt zgjedhjet, dhe për ju më mirë do jetë. Mendoj se garancia më e madhe është fuqia që kanë shqiptarët për të ndryshuar. S’ka garanci më të madhe për partitë politike, që ka përkrahja e qytetarëve. Në 92-in partia e punës kishte mbështetjen e ushtarëve, por qytetarët e përmbysën sistemin. Letra e Ambasadores Yuri Kim është e domosdoshme që duhet të lexohet. LSI e ka lexuar siç duhet, duhet ta lexojë siç duhet PS. Në listat e LSI nuk ka pasur asnjë lloj kandidati problematik. Nëse do të shkojmë drejt listave të hapura, do të jenë ata që do ta vendosin. Ditët e Zotit janë ditët e zotit. Është gjë e domosdoshme, s’duhet të merremi me gjëra të vogla. Sot është një nga vizitat e mia të rralla në Presidencë si kryetare e LSI. Kryesia vendosi që të vija unë pasi është një ditë e rëndësishme për të vendosur një datë që t’i japë fund krizës politike që e ka kapur prej 30 vitesh Shqipërinë.”, tha ajo.

 

Kujtojmë se sot presidenti priti në një takim kryeministrin Edi Rama dhe pas tij, kryedemokratin Lulzim Basha.

Për opozitën duket se 18 prilli është data më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, datë kjo e artikuluar prej nënkryetarëve të partisë Republikane dhe Agrare Ambjentaliste, në një prononcim për mediat, në përfundim të takimit me Presidentin Meta.

Sakaq maxhoraca duket se është e gatshme të shkojë në zgjedhje në cdo datë që do të përcaktojë Presidenti i Republikës, me përjashtim të 2 majit, e cila përkon me festën e Pashkëve ortodokse. Lajmi u konfirmua për gazetarin Ergys Gjençaj nga burime të sigurta në përfundim të takimit që kreu i PS, Edi Rama zhvilloi në Presidencë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...