Marrëveshja në SHBA përmban projekte me vlerë rreth 13 miliardë dollarë’

Premte, 04 September 2020 16:24

 

Vetëm 1 orë e ndan Kosovën dhe Serbinë nga firmosja e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilën merret vesh se është e karakterit ekonomik.

Gazetari Adriatik Kelmendi i cili po përcjellë nga afër zhvillimet e përballjes Kosovë-Serbi, në Washington, thotë se bëhet fjalë për një marrëveshje e cila përmban projekte me vlerë rreth 13 miliardë .
‘Ajo që mund të konfirmojmë është se në këtë Shtëpinë e Bardhë, pas dy orësh, do të nënshkruhet në praninë e Presidentit amerikan Donald Trump marrëveshje me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç’.

‘Marrëveshja ka të bëjë me çështje të zhvillimit ekonomik’.
‘Flitet për rreth 13 miliardë dollarë investime në infrastrukturë dhe projekte të përbashkëta rajonale që prekin Kosovën e Serbinë’.

Takimi i sotëm në Shtëpinë e Bardhë, ka edhe një veçanti tjetër.

‘Edhe një veçanti që e kanë këto marrëveshje, meqë pritet të jenë dy’.

‘Njërën do ta nënshkruajë Presidenti amerikan në emër të SHBA-ve me Kosovën dhe tjetrën Presidenti amerikan do ta nënshkruajë me Serbinë’.

‘Nuk do të jenë marrëveshje që do të nënshkruhen sipas gjitha gjasave nga Serbia dhe Kosova, por do jenë marrëveshje që do të nënshkruhen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe si të tilla pritet madje që të mos kenë nevojë të vijnë për ratifikim në Kuvend’.

‘Ose edhe nëse vijnë në Kuvend për ratifikim, natyrisht pritet që ratifikimi të ndodhë, meqë vështirë pritet të refuzohet një marrëveshje e SHBA-së’, ka thënë Klemendi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...