Frymëzimi më i madh”, Kryemadhi mesazh në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës

Saturday, 05 September 2020 10:10

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka kujtuar ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, duke kujtuar vargjet e saj, me mesazhe që kanë vlerë të madhe për të gjithë.

“Sot është një ditë e bekuar për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës dhe për të gjithë njerëzimin, se simbolizon ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, gruas shtatvogël por me zemër të madhe. Zemra e saj rrahu fort për të shpërndarë dashuri kudo në botë”- shkruan Kryemadhi.
Mesazhi i Kryemadhit

Shën Tereza, simbol e mishërimi i shenjtërisë hyjnore me vargjet e saja, sot tingëllon më e fuqishme se kurrë.

“Dita më e bukur? Sot.
Pengesa më e madhe? Frika.
Gjëja më e lehtë? Të gabosh.
Gabimi më i madh? Të heqësh dorë.
Profesionistët më të mirë? Fëmijët.
Nevoja e parë? Komunikimi.
Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët.
Dhurata më e bukur? Falja.
Ajo më e paçmuara? Familja.
Drejtimi më i mirë? Rruga e duhur.
Pritja më e mirë? Buzëqeshja.
Ilaçi më i mirë? Optimizmi.
Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer.
Forca më e madhe? Besimi.
Personat më të nevojshëm? Shërbyesit e Zotit.
Gjëja më e bukur në botë? Dashuria.”

Këto janë frymëzimi më i madh për çdo grua, burrë, djalë e vajzë që beson te jeta, te Zoti, te dashuria.
Sot është një ditë e bekuar për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës dhe për të gjithë njerëzimin, se simbolizon ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, gruas shtatvogël por me zemër të madhe. Zemra e saj rrahu fort për të shpërndarë dashuri kudo në botë!
Nënë Tereza është kudo e pranishme dhe frymëzuese, pasi Ajo ka lënë testamentin e besimit në Zot të pastër dhe të ndjerë në shpirt, optimizmin dhe shpresën gjithmonë fitimtare, thjeshtësinë e admirueshme, dashurinë hyjnore për njeriun, forcën, dhembshurinë dhe përkushtimin për të ndihmuar të gjithë të varfrit, të uriturit, të sëmurët, ata që vuanin e që ishin në vështirësi

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...