Mediat izraelite:Si u arrit te njohja! Kosova, i pari vend mysliman që hap ambasadë në Jerusalem

Saturday, 05 September 2020 11:39

 

Mediat izraelite e kanë argument kryesor marrëveshjen e arritur dje në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

'Haaretz' vazhdon të nënvizojë se Serbia bëhet i pari vend evropian që pranon të zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem.
Kurse 'Jerusalem Post' dhe të tjera media e vënë theksin te deklarata e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Ky i fundit e theksoi se Kosova është i pari vend mysliman që do të hapë ambasadë në Jerusalem.
Ndërsa gazeta ‘Times of Israel’ thekson se mosmarrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës u zhvendosën edhe në Izrael.

Ajo raporton se presidenti Aleksandër Vuçiç nuk kishte pranuar që të telefononte Izraelin që të kërkonte njohjen e Kosovës.

Vuçiç thotë se ka pasur një përplasje të madhe për këtë çështje dhe ai ka deklaruar se nëse Izraeli dhe Prishtina bien dakord, atëherë në rregull.

Gazeta nënvizon se gjithçka është arritur falë vullnetit të presidentit amerikan Donald Trump, që po lufton për të përmirësuar situatën e Izraelit në planin ndërkombëtar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...