Nuk pati tradhëti,se s'ishe ti aty!

Saturday, 05 September 2020 14:08

Rama, përmes një postimi në rrjetin social twitter uroi homologun Hoti për përparimin e arritur me fjalet "Asnje tradheti burra"duke e shfrytezuar kete arritje per te hequr damken e cila e ndjek prej kohesh si nje nga pazarexhinjte kryesore per ndarjen e Kosoves.

Perse i duhet Rames ta vertetoje me patjeter qe nuk ka qene pjese e ketyre pazareve te piseta?Çfarë i djeg kaq shumë atij dhe pse në mënyrë djallëzore përzien marrëveshjen e firmosur ditën e djeshme në Shtëpinë e Bardhë, me planin tjetër të ndarjes territoriale të Kosovës, i djegur e i flakur tej përfundimisht fillimisht nga Berlini dhe vendet kryesore të BE edhe së fundi, edhe nga administrata Trump?!

Plani që prekte integritetin territorial të Kosovës dhe për të cilin Edi Rama sipas shumë dëshmive që do të risjellim më poshtë rezulton i përfshirë direkt, u godit fillimisht nga taksa 100% e ish- kryeministrit Ramush Haradinaj. Pastaj u hodh poshtë në mënyrë të panegociueshme në Samitin e fundit të Berlinit vitin që shkoi. Dhe goditjen e fundit formale, e mori nga një prokuror amerikan i cili i ndryshoi biletën e udhëtimit Hashim Thaçit; nga Prishtinë - Uashington në Prishtinë - Hagë.

Gjithashtu zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë duke përfshirë ish-këshilltarin e Trump për Sigurinë, Xhon Bolton, konfirmuan se ka pasur një plan për marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, e cila do të përfshinte edhe shkëmbimin e territoreve, por SHBA nuk ka qenë palë ,sic u vertetua edhe dje me marreveshjen historike.

Nëse i kthehemi marrëveshjes së parë në të cilën binte erë tradhti, në Prishtinë e në Tiranë, atëherë do kuptojmë se pavarësisht se nuk është zbardhur ende plotësisht, roli i Edi Ramës ka qenë kyç.

Menjëherë pas Samitit të Berlinit kur Rama në mënyrën më të turpshme në sy të Vuçiç, Merkel e Macron u përpoq që të shantazhojë Ramush Haradinajn, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç zbuloi se plani për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë kishte qenë i tiji dhe se ai kishte dështuar përfundimisht në atë Samit.

Zanafilla e makthit të Edi Ramës se në lidhje me Kosovën do t'i ngelet njolla historike e një “tradhtari në tentativë”

Edhe me naivet e gjeopolitikës e dinë se projekti për ndarjen e Kosovës, i cili koordinohej nga Aleks Soros, që ndërlidhte trekëndëshin Vuçiç, Thaçi dhe Rama, nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen e firmosur mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë.

Prandaj Edvin te jesh i qete ,Nuk pati tradheti ,se s'ishe ti aty!

 

Modifikuar më Saturday, 05 September 2020 14:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...