Qeveria Rama vjedh edhe ‘papunësinë’, zhduken 1.6 mln dollarë nga SHKP

Hënë, 07 September 2020 15:28

 

Programet e nxitjes së punësimit të mbështetura financiarisht nga Qeveria e donatorët, jo vetëm nuk kanë qenë të efektshme në reduktimin e papunësisë, por edhe kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik në buxhetin e shtetit.

Nga auditimi i kryer në Shërbimin Kombëtar të Punësimit për dy vitet 2018-2019, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton mungesën e monitorimit të projekteve të përfituara si rezultat i nxitjes së punësimit nga Drejtoria e Përgjithshme dhe strukturat rajonale, duke i shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit dhe duke përdorur fondet publike pa ekonomicitet, efektivitet eficencë në vlerën 166 milionë lekë, afërisht 1.6 milionë dollare

Në raportin përfundimtar Kontrolli i Lartë i Shtetit sjell në vëmendje një seri subjektesh të përfshira në programe, të cilat kanë përfituar fonde për nxitjen e punësimit, por nuk i kanë përdorur ato për të trajnuar personat e përfshirë në to, raporton Scan.

KLSH evidenton 134,710,345 lekë kosto e pajustifikuar nga asnjë subjekt përfitues pasi edhe në dosjet e projekteve të përfituara, që u verifikuan nga grupi i auditimit të KLSH-së, në drejtoritë/zyrat rajonale, faturat e blerjes me tvsh që subjektet paraqesin janë blerje në funksion të aktivitetit që ata kryejnë dhe nuk ka në to asnjë indikator matje që këto blerje janë kryer për kostot e trajnimit të pu.pa sikurse është dashur të konsiderohen. ‘Këto subjekte e kreditojnë TVSH-në e blerjeve duke bërë rimbursimin e TVSH-së në shitje të deklaruar në sistemin tatimor, dhe nga ana tjetër për të njëjtat fatura blerjeje të tvsh-së marrin subvencion në vlerë 19,000 lekë për secilin punëkërkues të papunë të përfshirë në listëpagesën e sigurimeve, nga Buxheti i Shtetit.

‘Nga sa më sipër, mungesa e kontrollit të brendshëm dhe e monitorimit nga SHKP, mungesa e gjurmës së auditimit në mënyrë të vazhdueshme si dhe kreditimi i dyfishtë nëpërmjet faturave të blerjes i pa argumentuar, sjell një përdorim të fondeve të buxhetit të shtetit në rastin konkret të vlerës prej 134,710,345 lekë pa ekonomicitet, efektivitet dhe eficencë’, konkludon Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...