Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Rama në Parlament, duke theksuar se ai që shpërnguli shqiptarët sot bën lojëra fjalës.
Duke publikuar një video me të rinjtë e LSI-së në Jalë, Kryemadhi i kujtoi Ramës që foli për “lopatat” e saj në varkë se nuk kishte parë ende motorët reaktiv.
Reagimi i plotë:
I Vetmuari Desperados shpërnguli shqiptarët, tani bën lojëra fjalësh sikur nuk shpërngulka dot detin. Por kujdes me detin se të merr batica dhe s’ka salvagente (e di vetë ti) që të të shpëtojë. Sa për lopatat e Monikës mos u shqetëso. S’ke parë akoma motorët reaktiv. Video shoqëruese Jalë 2020. Këta do të të rrëzojnë! Shiko më pak