Berisha: Shqipëria me Bashën kryeministër do ndryshojë si dita me natën. Tani jemi më keq se në vitin 2005

Hënë, 07 September 2020 23:03

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi për Çim Pekën në SYRI TV se opozita do i fitojë zgjedhjet në mënyrë të padiskutueshme.

“Këto zgjedhje meritojnë 20 shkurtin dhe simbolikën e tij. Një njeri që mendon të ndalojë koalicionet është i pashpresë. Nuk ka shans për të fituar”.

 
  

“Pse kandidoi në Durrës? DASH ka damkosur Vangjush Dakon si mafioz. Çfarë ka deklaruar përpara medieve Rama? Dako është miku im. Gjush Betoni i është zotuar se do t’i sigurojë votat me vraësit dhe trafikantët. A do ia arrijë? Unë mendoj se jo,” tha Berisha.

 
 
 

I pyetur për vlerësimin e tij për pasardhësin, Berisha tha se nuk i ka kërkuar Lulzim Bashës dhe as të ndjerit Sokol Olldashi që të kandidojnë.

 
 

“Unë mendoj se zoti Basha ka qëndruar te parimet e vlerat e PD. Këto vlera dhe parime ai i ka mbrojtur. Jam i bindur se Shqipëria me Lulzim Bashën kryeministër do ndryshojë si dita me natën me Shqipërinë e udhëhequr nga një njeri që është kampion në çdo raport të zi korrupsioni,” tha Berisha.

Ai tha se Shqipëria që do marrë Basha është më keq se ajo që mori ai në vitin 2005. Berisha u fokusua sidomos te çështja e borxhit.

Megjithatë ai tha se situata nuk është pa zgjidhje dhe se ka shpresë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...