Monika Kryemadhi:Po preke detin, rinia do të zbojë para prillit, zoti Kryeministër!

Tuesday, 08 September 2020 09:03

 

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur publikisht qëndrimin e Greqisë për zgjerimin e territorit detar me 12 milje. Në fjalën e mbajtur dje në nisje të sesionit të ri parlamentar, kreu i qeverisë tha se ky vendim i Athinës nuk prek detin që i përket Shqipërisë. Kryeministri akuzoi opozitën, mediat dhe gjithë ekspertët që kundërshtojnë sjelljen e qeverisë ndaj Greqisë për detin dhe deklaroi se “nuk ka shitje dhe as tradhti”. Në fakt, mos kundërshtimi i Greqisë në pretendimin e saj për 12 milje është një skandal dhe tradhti. Njohja e 12 miljeve det, Greqisë, automatikisht prek dhe hapësirën e detit që i përket Shqipërisë dhe konkretisht zonave ekskluzive ekonomike. Dje nga salla e Kuvendit sulmoi opozitën dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi duke përdorur një fjalor jo të përshtatshëm për dikë që mban postin e Kryeministrit. Kryeministri nuk akuzohet se ka firmosur shitjen e detit, por sepse i ka njohur Greqisë një të drejtë që sjellë humbje të territorit shqiptar, që në thelb mbetet tradhti. Ky është debati kryesor në lidhje me kufirin detar mes Greqisë dhe Shqipërisë, qëllimisht kryeministri i shmanget sqarimit të kësaj pike duke u marrë me debate politike. Askush nuk thotë se Edi Rama ka firmosur, sepse dihet që marrëveshja në letra nuk është prezantuar publikisht. Ata që hedhin dyshime të forta nuk janë politikanët, por ekspertë të së drejtës së detit dhe njerëz që kanë pasur rol kryesor në rrëzimin e marrëveshjes së parë të vitit 2009. Të gjithë thonë se kryeministri dhe qeveria “Rama” gaboi me njohjen e 12 miljeve të Greqisë dhe ka vendosur në pozitë të vështirë vijimin e negociatave sipas ligjeve ndërkombëtare. Shitja e interesave të vendit nuk është e thënë që të bëhet vetëm kur firmos dokumente, ndonjëherë bëhet edhe duke mos zbatuar ligjet dhe Kushtetutën që e përcakton qartë qëndrimin e shtetit tonë për integritetin territorial

Në vend që kreu i qeverisë të jap sqarime për negociatat me Greqinë ka zgjedhur të bëjë humor dhe batuta nga salla e Kuvendit me deputetët e opozitës false. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në përgjigje të deklaratave dhe akuzave që kreu i qeverisë bëri dje nga salla e Kuvendit, i kujtoi se të rinjtë shqiptarë nuk do t’ja falin lojërat me interesat kombëtare. Duke publikuar një video nga aktivitetet e LRI-së, ku dëgjoheshin thirrjet “Rama ik…”, Kryemadhi shprehet se të rinjtë janë ata që do e rrëzojnë Edi Ramën. “I Vetmuari Desperados shpërnguli shqiptarët, tani bën lojëra fjalësh sikur nuk shpërngulka dot detin. Por kujdes me detin se të merr batica dhe s’ka salvagente (e di vetë ti) që të të shpëtojë. Sa për lopatat e Monikës mos u shqetëso. S’ke parë akoma motorët reaktiv. Video shoqëruese Jalë 2020. Këta do të të rrëzojnë!”,- shkruan Kryemadhi në postimin saj në Facebook teksa ka publikuar videon e revoltës së të rinjve ndaj kreut të qeverisë.

Largimi i qeverisë “Rama” me zgjedhje normale dhe mjete demokratike, sipas të gjitha sondazheve, është i sigurt në 25 prill 2021. Tashmë dhe sondazhet e vetë qeverisë tregojnë për një humbje turpëruese të rilindjes. Por deri në largimin e qeverisë “Rama” ekziston mundësia që Rilindja të bëjë dëme edhe më të mëdha. Dëmet nuk janë vetëm shkatërrimi i financave dhe degradimi i shtetit, por dhe firmosja me nxitim e një marrëveshje të keqe mes Shqipërisë dhe Greqisë për detin. Mesazhi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi ndej kreut të qeverisë dje ishte i qartë. Nëse kryeministri vijon lojërat me detin dhe marrëveshjen e paqartë me Greqinë, rrëzimi i tij do të ndodhë para muajit prill të vitit 2021.

Burime pranë LSI thanë se nëse kryeministri guxon ta bëjë realitet shitjen e detit në mënyrën e tij, edhe pa firmosur, por duke ia thënë Athinës se “vazhdo”, protestat popullore do jenë fatale ndaj Ramës, aqsa ato të armëve kimike do ti duken lule.

Ndaj më mirë prit prillin 2021 zoti kryeministër se sa të ikësh para zgjedhjeve!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...