Anëtarë të Partisë Socialiste në Dibër kanë shprehur hapur pakënaqësinë ndaj qeverisë “Rama” dhe kupolës së Rilindjes.
Disa anëtarë të PS janë distancuar publikisht nga drejtuesit e kësaj partie dhe kanë grisur publikisht teserat.
“Ka shumë probleme, mbyllën universitetin e Dibrës, shkatërruan bujqësinë, na lanë pa ujë. Na bënë premtime të mëdha, dhamë kontributet tona, por pasi morën karriget, hynë nëpër zyra dhe u distancuan komplet nga anëtarësia. Janë njerëz të pabesë, ndaj duhet të distancohemi prej tyre, të bashkohemi dhe t´i nxjerrim nga zyrat”, thanë ata.
Video më poshtë tregon reagimin e socialistëve të thjeshtë ndaj mashtrimeve që qeverisë.