Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik ku përfaqëson Partinë Demokratike, është shprehur në emisionin Top Talk në Top Channel, që opozita pret që të fitojë 84 mandate në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021.
Bylykbashi shtoi se asgjë nuk është e pamundur dhe se kryeministri Edi Rama e di që do të humbasë thellë.
Më tej Bylykbashi ka shtuar se cilado skemë e përdorur në zgjedhjet elektorale, nuk do ta shpëtojë kryeministrin Edi Rama nga humbja.
“Rama po përpiqet të humbasë sa më pak. Nëse opozita do të fitonte 84 mandate, do ndryshonte ligjet. Asgjë nuk është e shkruar se këtë i opozita nuk i merr", tha Bylykbashi.
“Edi Rama është drejt humbjes. Çështja është sa do humbasë. Nuk është sistemi që do e shpëtojë Edi Ramën. Strategjitë elektorale janë aty si të doje. PD i tha si e do? Dhe kështu do të ndodhë. Me çdo sistem që vendos, do të fitojë opozita. Koalicioni është i përputhshëm me listat e hapura. Nuk ka asnjë rekomandim kundër koalicioneve nga OSBE- ODHIR. Ka funksionuar. Ka fituar Sali Berisha dhe ka fituar edhe Edi Rama me këtë koalicion. Është një përpjekje e Ramës për të shpërndarë mandatet”, tha Bylykbashi.