Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka përmbyllur takimet intensive të javës së shkuar dhe kësaj të re për t’u kthyer në vendin e tij.
Të premten nënshkroi marrëveshjen në SHBA, teksa këtë fillim jave zhvilloi takime për dialogun në Bruksel por edhe kësaj radhe me ndërmjetësimin e BE pati vetëm negociata.
Por ndërkohë, në Kosovë jo të gjithë e kanë pritur mirë marrëveshjes. Opozita është skeptike, teksa PDK ka pasur dyshime, kurse LVV e Albin Kurtit e ka kundërshtuar hapur dokumentin e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.
Por LVV e ka ftuar gjithashtu Hotin që të raportojë në Kuvend për marrëveshjen dhe për negociatat në Bruksel. Pas çdo takimi të jashtëm për dialogun Kosovë- Serbi, Hoti është rikthyer në Kosovë për të raportuar para deputetëve.