‘Hapja e kazinove’/PD:Edi Rama një mashtrues ordiner, ja si gënjeu shqiptarët për lojërat e fatit

E Enjte, 10 September 2020 14:25

 

Nënkryetari i PD Edi Paloka me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama më herët qante për hapjen e kazinove, ndërsa tashmë e bën fakt të kryer këtë hap.

Paloka thekson se Rama është në ditët e tij të fundit në qeverisje, duke shtuar se duhet të përgjigjet nëse po i shërben apo jo krimit të organizuar.

Postimi i nënkryetarit të PD-së Edi Paloka:

Në lojën e tij mafioze për pushtet, Edi Rama qante me lot krokodili dy vjet më parë për dëmin që bixhozi u sillte familjeve.

 

Pjesë e spektaklit ishte dhe gjoja tronditja e tij se të dënuarit në burgun 313 po i kërcënonin deputetët. Edhe pse vepër penale, nuk u mor kurrë ndonjë masë për ata që kërcënuan deputetët, sepse personat pas hekurave të burgut, janë pushtetarët e vertetë në këtë vend.
Edi Rama sot ka harruar gratë e përvuajtura, që i përdor sa herë i duhen për spektaklin e tij dhe për pazaret e tij të fëlliqura, duke vendosur edhe një herë tjetër t’i shërbejë krimit dhe pastrimit të parave, përmes lejimit të lojrave të fatit.

Sot, ka disa pyetje që Edi Rama duhet t’u kthejë përgjigje. Këto përgjgije duhet të kërkohen menjëherë edhe nga SPAK

Për llogari të cilit të burgosur te 313-ta po lejon sërish lojrat e fatit?
Për llogari të kujt i mbylle 2 vjet më parë?
Pse e more këtë vendim në fshehtesi dhe me nxitim në kulmin e krizës, ku shqiptarët po vuajnë për ushqimin e përditshëm?
A është ndonjëri nga ata më të cilët ishe mbrëmë përfitues i këtij vendimi?
Çfarë pazari mbylle me shoket e përgjimeve të Vangjushit?
Shqiptaret e dinë se ditët e Ramës janë të numëruara. Ata e shohin çdo ditë e me qartë se çfarë mashtruesi ordiner është Edi Rama dhe sesi, për pushtetin e tij, është gati të bëjë pazar edhe me kufijtë dhe të mashtrojë çdo qytetar pa iu dridhur syri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...