Manjola Cakoni, mamaja e Alesios, e cila humbi në tërmetin e nëntorit dy pjesëtarë të rëndësishëm të familjes, denoncoi disa ditë më parë mashtrimin e Ramës, i cili ndryshe nga sa premtoi se do ti lidhte pension familjes, tashmë i ka braktisur ata në mëshirë të fatit, pasi për të gëzuar një pension të tillë, u duhet të kishin jo dy të vdekur, por tre të tillë.
Por sikur të mos mjaftonte ky fakt, ditën e sotme kjo familje është kërcënuar me një telefonatë nga kryeministria.
Lidhur mbi këtë kërcënim ka reaguar edhe Presidenti Meta, që kërkon të ndalet menjëherë bullizmi qeveritar ndaj kësaj familje.
‘MJAFT me bulizëm qeveritar!
MJAFT me bulizëm qeveritar!
Transparenca dhe dialogu janë detyrime të patjetërsueshme!
Në mungesë të humanizmit, ndihmës dhe përkrahjes shtetërore, shqiptarët në nevojë nuk e meritojnë edhe arrogancën, fyerjen dhe papërgjegjshmërinë!
Solidaritet me zonjën Manjola Cakoni dhe familjen e saj!’