Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përkujtuar sot viktimat e sulmeve terroriste në SHBA në 11 shtator 2001.
Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shqiptar thotë se është në krah të popullit amerikan dhe se Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj krah SHBA në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.
“Në krah të popullit amerikan, përkujtojmë sot viktimat e pafajshme të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe solidarizohemi me familjet e tyre!
Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë dhe rajonin tonë.
Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në vlerat e tyre të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, dhe në përpjekjen për t’i mbrojtur këto vlera nga kërcënimet e përbashkëta si terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm, fondamentalizmi fetar dhe autoritarizmi”, shkruan Meta në Facebook.