Partia Demokratike ka publikuar të tjera fakte për “Illyrian Guard” sipas të cilave, ‘Policia politike dhe e korruptuar e Edi Ramës punësoi mbi 500 persona dhe u pagua mbi 4 milionë euro në vit’.
Departamenti i antikorrupsionit, aksesit në sherbime dhe transparencës deklaroi sot se vendimi për të krijuar një shoqëri me kapital tërësisht shtetëror, me objekt veprimtarie ofrimin e shërbimit me pagesë në fushën e rendit dhe sigurisë, u denoncua nga Partia Demokratike në gusht 2009, si antiligjor i cili bie ndesh me ligjin e prokurimit publik, referuar detyrimit të të gjithë institucioneve shtetërore për të lidhur kontratë për shërbimin e sigurisë me këtë shoqëri, duke shmangur konkurrencën dhe duke përbërë një ndihmë shtetërore për kompaninë në fjalë, duke shkelur në këtë mënyrë dhe MSA.
Sipas PD, vetëm për një periudhë 1 -vjeçare, bazuar në të dhënat e thesarit, kjo shoqëri ka përfituar nga buxheti i shtetit rreth 4 mln $. Aktualisht kompania ka 500 punonjës për shërbimin e ruajtjes dhe 72 punonjës sëadministratës së saj, numër i cili është projektuar të rritet.
“Në fakt, qëllimi kryesor i kësaj skeme qëndron larg atij tërritjes së cilësisë dhe uljes së kostove. Kjo skemë është ideuar për t’i ardhur në shërbim një qëllimi shumë më madhor dhe jetik për kryeministrin e PPP-ve, ortakun e krimit tëorganizuar, autorin e kanabizimit të vendit, rrënuesit tëekonomisë dhe zbrazjes së vendit: krijimi i një policie politike, e cila më shumë se kurdo, do t’i duhet dhe do tëpërpiqet t’i vijë në ndihmë në zgjedhjet e ardhshme”, deklaron ndër të tjera PD.
DEKLARATA E PLOTË
4 MLN $ PËR POLICINË POLITIKE TË KORRUPTUAR TË RAMËS!
Vendimi për të krijuar një shoqëri me kapital tërësisht shtetëror, me objekt veprimtarie ofrimin e shërbimit me pagesë në fushën e rendit dhe sigurisë, u denoncua nga Partia Demokratike si antiligjor i cili bie ndesh me ligjin e prokurimit publik, referuar detyrimit të të gjithë institucioneve shtetërore për të lidhur kontratë për shërbimin e sigurisë me këtë shoqëri, duke shmangur konkurrencën dhe duke përbërë një ndihmë shtetërore për kompaninë në fjalë, duke shkelur në këtë mënyrë dhe MSA.