Rikthimi i lojërave të fatit, PD: Kush e detyroi Ramën të shkelë ligjin dhe të lejojë bixhozin? SPAK të hetojë, takimet e javëve të fundit, indicie

Saturday, 12 September 2020 12:16

Partia Demokratike ka reaguar ashpër sot në lidhje me dy vendimet e qeverisë për lejimin e kazinove në disa zona të Tiranës sipas disa kritereve të përcaktuara. Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ka pyetur sot se kush e detyroi Edi Ramën të shkelë ligjin dhe të lejojë bixhozin.

Alibeaj ka nxjerrë deklaratat e kryeministrit për këtë çështje teksa thekson se tikthimi tek projekti kriminal i kazinove dhe bixhozit është një nga tradhtitë më të mëdha që Edi Rama u ka bërë qytetarëve për llogari të krimit të organizuar.

Ai deklaroi më tej se takimet e javëve të fundit me eksponentë të krimit të organizuar janë një indicie e mjaftueshme që SPAK të zbulojë dhe hetojë një nga skemat më të zeza të Edi Ramës me botën e krimit.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ
Me një vendim haptazi në kundërshtim me ligjin, që ka miratuar vetë, qeveria ka lejuar hapjen e kazinove në një zonë në qendër të Tiranës ku, së fundi, janë dhënë disa leje ndërtimi për kulla dhe ku ndodhet aktualisht një kazino, të cilës i ka mbaruar liçensa.

 

Edhe pse ligji e ndalon shprehimisht hapjen e kazinove në zonat që nuk janë shpallur si me rëndësi kombëtare për turizmin, Edi Rama ka vendosur që ta injorojë këtë gjë.

 

Rikthimi tek projekti kriminal i kazinove dhe bixhozit është një nga tradhtitë më të mëdha që Edi Rama u ka bërë qytetarëve për llogari të krimit të organizuar.

 

Pasi flaku në rrugë mbi 10 mijë persona të punësuar në bizneset e lojrave të fatit, Edi Rama ka vendosur t’i përqendrojë ato në pak duar.

Edi Rama ka shkelur premtimin që ju bëri shqiptarëve se nuk do të lejonte që lojërat e fatit të shkatërronin mijëra familje dhe jetë njerëzish.

 

Lotët e krokodilit për familjet që mbeteshin pa bukë se kryefamiljari luante bixhoz, janë tharë tani, pak muaj para zgjedhjeve, kur në ortakëri me krimin ka marrë vendim qeverie në cilat kulla dhe në cilat rrugë në Tiranë lejohet hapja e kazinove.

 

Zonat janë:
•Sheshi Skënderbej, i rrethuar i gjithi me kulla gjigande në ndërtim.
•Sheshi pas pallatit të Kulturës, edhe aty është bërë pazari për një kullë.
•Parku Rinia, me kazinonë e Tajvanit

•Zona pranë Sahatit, ku po ndërtohet një kullë
•Zona pas ish Teatrit Kombëtar, që provon edhe një herë se Edi Rama e shembi dhunshëm Teatrin për të ndërtuar edhe aty kulla për pastrimin e parave të pista jo vetëm në ndërtim, por tani edhe me kazino.
•Zona prapa Presidencës. Aty po ndërton ish pronari i kompanisë më të madhe të bixhozit dhe që media e ka lidhur biznesin e tij me familjen e Edi Ramës.

 

Raportet dhe të dhënat në Shqipëri tregojnë se biznesin e kazinove dhe të bixhozit e ka drejtuar krimi i organizuar. Pas kësaj shkelje të premtimit të Edi Ramës dhe vendimit për të hapur kazino në Tiranë, janë ortakëria me krimin e organizuar, me të cilin Edi Rama bashkëqeveris prej gati 20 vjetësh, në Bashkinë e Tiranës dhe në zyrën e kryeministrit të vendit.

Takimet e javëve të fundit me eksponentë të krimit të organizuar janë një indicie e mjaftueshme që SPAK të zbulojë dhe hetojë një nga skemat më të zeza të Edi Ramës me botën e krimit.

Vetë Edi Rama, i cili deklaroi dy vjet më parë se deputetët e tij ishin kërcënuar nga burgu 313 për të mos ndaluar lojrat e fatit, duhet t’u përgjigjet pyetjeve pa u fshehur pas heshtjes fajtore.

1. Për llogari të cilëve të burgosur tek 313-ta po mbush qendrën e Tiranës dhe ish bllokun me kazino?
2.A përfitojnë nga ky vendim i marrë në fshehtësi ndonjë nga personat që ka takuar 2 netë më pare apo gjatë javëve të fundit?
3.A është lejimi i kazinove pjesë e pazarit të mbyllur me shokët e përgjimeve të Vangjush Dakos?

Sa më shumë të heshtë Edi Rama për këto pyetje, aq më i kapur është nga krimi.
Në Shqipëri ka ardhur koha të mos ketë vend për një kryeministër ortak dhe peng të krimit. Vendi i vetëm i këtyre politikanëve bashkëpunëtorë të krimit kundër interesave të qytetarëve është para drejtësisë dhe prapa hekurave!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...