Fushata elektorale ka filluar praktikisht. Edi Rama dhe Rilindja kanë thirrur kryebashkiakët, deputetët dhe krejt administratën shtetrore që të mbushin kutitë me vota të blera. Ministra, ish-ministra dhe kryebashkiakë po takohen fshehurazi me banditë, kapo të krimit që të bëjnë çmos për marrjen e votave për mandatin e tretë me forcë, dhunë dhe blerje.
Edi Rama e di mjaft mirë se sondazhet e nxjerrin PD dhe LSI mbi 84 mandate deputetësh.
Ndaj opozita ka vetëm një reagim: Platformë, takime me njerëz, seleksionim kandidatësh profesionistë e me integritet si dhe përballje.
Edi Paloka dhe Petrit Vasili janë për tu përballur trup me trup me bandat e Edi Ramës dhe Rilindjen e cila synon të vjedhë pushtetin me 25 prill 2021, ku dihet se populli nuk duron më këtë pushtet 8 vjeçar të Ramës.
Petrit Vasili theksoi se duhet si Zeav në Maqedoni që u gjakos dhe mori pushtetin ballë për ballë e ti gjakosur kundrejt klikës që ishte në pushtet.