Dy pronarë të qendrave të masazhit janë arrestuar nga Pòlicia e Tiranës në një operacion të zhvilluar gjatë orëve të natës në kuadër të informacioneve për ushtrim prostitucioni në ambiente të tilla.
Bëhet fjalë për arrestimin e dy vëllezërve, Mario dhe Andi Roshi. Njëkohësisht janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 5 vajza, të cilat përdoreshin për ushtrimin e aktiviteteve të tilla me dyshim ushtrim pròstitucioni.
Burimet bëjnë me dije për mediat se qendrat e masazhit ndodhesh në zonën e Pazarit të Ri, në afërsi të banesës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Aty rekrutoheshin edhe vajza minorene përmes rrjeteve sociale.
NJOFTIMI
Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Extra Service”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: M.R., 26 vjeç dhe A.R., 29 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin rekrutonin femra nëpërmjet rrjeteve sociale me pretendimin për ti punësuar si masazhatore për të kryer masazhe relaksuese për klientët e këtyre qendrave. Pasi i rekrutonin paraprakisht dhe i punësonin këto femra këta shtetas i detyronin këto punonjëse (duke përfshirë edhe punonjëse të mitura) që përveç masazhit tu ofronin klinetëve edhe shërbime seksuale brenda këtyre qendrave të masazhit. Në përfundim klientët bënin pagesën për shërbimin e masazhit dhe shërbimet seksuale që ata përfitonin dhe këto përfitime ndaheshin ndërmjet administratorëve të këtyre qendrave dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.
Po në vijim të operacionit u procedua penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi shtetasja S.D., 21 vjeçe, e cila në cilësinë e menaxheres të një prej qendrave, nuk ka treguar për këtë aktivitet të kundraligjshëm që kryhej brenda kësaj qëndre masazhi.
Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Prostitucioni” 5 shtetase.