Objektivi i Ramës për 74 mandate, Vasili: Truri i nxjerr 47, i do që të shesë Shqipërisë siç do bëjë me detin

Saturday, 12 September 2020 18:52

 

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shkruan se objektivi i Ramës për 74 mandate më 25 prill të 2021 nuk do të realizohet, dh ai do të ikë nga pushteti.

Vasili shkruan se në të vërtetë Ramës i dalin 47 mandate, por flet për 74 mandate pasi i duhen për të shitur Shqipërinë siç do shesë detin.

 

Më tej ai e akuzon Ramës se në qeverisjen e fundit edhe me 100% të mandateve po e shkatërron Shqipërinë duke vjedhur e zhvaturr dhe duke i detyruar shqiptarët të braktisin vendin.
Por Vasili siguron se 47 mandatet e PS nuk bëhen 74

STATUSI NGA PETRIT VASILI
Shkollepaku ne kllapi ngaterron 74 me 47!!

 

Piktori ose poçexhiu Edi Rama ne kllapi pasi numeron mandatet per 25 prillin truri i nxjerr vetem 47, por goja i broçkullit 74.

Per shkollepakun, halucinacioni nga 47 ne 74 eshte perçartja e nje te marri qe s’di ç’kerkon.

 

Po cfare i duhen keto 74 (apo realisht 47) mandate ketij te ikuri.

 

Shkollepaku ka 100% te mandateve dhe e shkaterroi Shqiperine krye krejt.

 

Tani shkollepakut ju dashkan 74 (47) mandate, qe te ndreqe Shqiperine, qe shkaterroi vete.

Me 100% te pushtetit:

vodhen miliarda me PPP e koncesione,
nga 5 i bene 15 Kushtet per hapjen e Negociatave,

e bene Shqiperine lavatrice te parave te pista,
arsimin e bastarduan ne arsimin e Turit,

 

e kthyen Shqiperine ne narkoshtet dhe Kolumbine e Europes,

e lane pa shendetesi dhe pandemia provoi horrllekun e tyre duke i lene pacientet ne dore te fatit,

e lane Shqiperine pa Gjykate Kushtetuese dhe Gjykate te Larte,

e lane deri edhe pa uje te pijshem,
i lane perjashta, bile edhe pa buke, shqiptaret, qe u goditen nga termeti,

i bene shqiptaret qe me mijra te ikin nga Shqiperia rrugeve te botes.

Per cfare i do keto 74(47) mandate shkollepaku apo qe ta shese te gjithe Shqiperine ashtu sic do qe te shese detin si dhe tu rrembeje edhe lekun e fundit shqiptareve, se ky ka aftesi vetem per te zhvatur dhe shkaterruar dhe asgje tjeter.

Megjithate shkollepak 47 nuk behet 74 mblidhe mendjen dhe ik!

Login to post comments