Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka publikuar disa mesazhe ku maturantë e prindër të tyre ankohen për sistemin e aplikimeve në Universite.
Në mesazhet e publikuara në FB, thuhet se ka ndërhyrhe në sisteme dhe renditja është çoroditur, duke kaluar në radhë disa maturantë të tjerë dhe ata që ishin afër vijës nuk kanë fituar dot degë.
Një tjetër maturantë akuzon se po i shkelet e drejta dhe nuk po i japin me qëllim degën që do edhe pse është në zonën e verdhë.
Boçi ndërkohë akuzon Ramën se i sheh maturantët si vota, teksa maturantët nuk dinë se çfarë po bëhet me aplikimet.
STATUSI NGA LUÇIANO BOÇI
KATRAHURA ME MATURANTËT
Momenti më i rëndësishëm për maturantët, ai i zgjedhjes së programit të studimit (degës) në Universitete, po kalon në një heshtje tinzare.
Ministria e Arsimit e konsideron rutinë, ndërkohë që rutina nga prapa kuintave vlon.
Rama fërkon duart, ndërsa gati 1/3 nga 32.126 mijë maturantë kanë preferuar largimin nga vendi, për të ndjekur studimet apo punuar jashtë.
Shifra është tronditëse.
Rama i llogarit vota kundër dhe mundohet ta fshehë kënaqësinë e largimit të tyre.
As covid-19 e as kyçja e kufijve shqiptarë, nuk i ka penguar të rinjtë të largohen nga sytë këmbët.
Ata që janë këtu, nuk po dinë çfarë po ndodh me aplikimet.
Sistemi gjysmak shfaq herë pas here probleme dhe të rinjtë e familjarët akuzojnë për ndërhyrje.
Ndërkohë nga të dhënat, universitetet publike po marrin goditje ne degë të caktuara që janë drejt mbylljes.
Katrahura e instaluar nga Rama në arsim, është shndërruar në normë.
Kryeministri në ikje shtyn në ikje rininë, ndërsa ministres së tij tashmë të ikur, nuk i intereson fati i maturantëve tanë.
Asnjë transparencë për ta!
Asnjë sqarim për çka ndodh!
Asnjë përgjegjësi nga Rama e Shahini!
Ndërsa kalvari i “bingos” para ekranit ka çuar në dëshpërim, shumë prej tyre.
Ja një pjesë e ankimimeve të tyre që askush nuk i jep përgjigje!👇