Tritan Shehu/“Xhevahiret” e atij komiteti me testimet nuk mund te fshehin gjendjen katastrofale epidemiologjke!

Diel, 13 September 2020 18:06

Nga Tritan Shehu
Ne nje llogari te thjeshte te bazuar edhe ne deklaratat qellimisht te “mjegullta” te atij Komiteti, pozitiviteti i testimeve sot eshte reth 35%.
Shifer kjo tejet alarmante qe flet per nje realitet epidemiologjik krejt jashte kontrollit e ekstremisht te rrezikshem.
Ne fakt per ta maskuar kete shifer ky Komitet me disa “akrobaci” me shtimin artificial te numrit te testimeve perpiqet ta ule ne reth 20%, qe perseri ngel shume e larte e flet per nje situate tejet te rende.
Por spekullimi nuk mund te fshihet.
Psh edhe ne shifren e sotme prej 877 testimeve ne dite ky Komitet vazhdon te mbledh te pa bashkueshmet, testimet ne baze te nje metodike gratis per popullesine qe jane nen 500, me ato qe individet bejne per aresye nga me te ndryshmet te privati kundrejt pageses e jashte metodikes, pra qe nuk mund te merren per baze per te tilla statistika.
Por meqe e verteta nuk mund te fshihet, dje ishte vete perfaqsuesja e atij Komiteti, qe ne nje interviste konfuze deklaron ne menyren absurde, se testimet te privati nuk jane e dhene per konfirmimin e infektimit te pacientit, kurse nga ana tjeter mund te bashkohen me ato nen metodike ne nje grup statistikor!
Edhe nje nxenes qe njeh sado pak statistikat nuk do ta pranonte kete, qofte edhe per te maskuar numrin shume te ulet te testimeve me pozitivitetin ekstremisht te larte te tyre, duke bere keshtu dy gabime trashanike kontradiktore:
— Testimet te privati absolutisht provojne njelloj si te publikut pozitivitetin ose jo te infeksionit te subjektit dhe duhen marre per baze per kete gje.
—Por keto duke u kryer per aresye te ndryshme, jashte testimit metodik qe eshte vecse gratis, nuk mund te sherbejne ne llogaritjen e konkluzioneve per te cilat eshte ndertuar testimi zyrtar, pra nuk mund te jene pjese e numrit te atyre testimeve qe ne vendin tone ngelin tejet te ulta, reth 500 ne dite e me nje pozitivitet te frikshem prej reth 35%.
Nqs ne Itali komunikohet per reth 100 mije teste ne dite, keto jane vetem cfare ben shteti gratis, si pjese e metodikes. Testimet konform pageses e jashte saj nuk perfshihen ketu.
Te perpiqesh te fshehesh si xhongler realitetin e rende te vendit, qe na ka katandisur ne “Delen e zeze”, do te thote te vazhdosh td behesh fajtor ne perkeqesimin e tij e per rreziqet qe na kercenohen.

Login to post comments