Nga Tritan Shehu
Ne kete vit te veshtire fillon shkolla edhe ne Qarkun e Gjirokastres.
Banoret e Gjirokastres, Dropullit, Libohoves, Permetit, Kelcyres, Memaliajt e Tepelenes nuk kane nevoje as per nxitje e as propagande per te shkolluar femijet a niperit e mbesat e tyre.
Ata e kane te trasheguar ne “genin” e tyre, prej qindra vitesh, brez pas brezi deshiren, vullnetin dhe sakrificat per shkollim e dije, kjo eshte pjese e historise se atij Qarku, pjese e jetes se ketyre njerezve kulturdashes, pa te cilen nuk mund te jetojne.
Edhe nqs sot shume prej tyre jane detyruar te braktisin vendin e tyre, nje nga shkaqet kryesore eshte mundesia e arsimimit, kulturimit, ngritjes ne rrugen e dijes se pasardhesve te tyre, ne ato nivele europiane qe ata kane aspiruar gjithemone.
Pra sot pavaresisht momenteve tejet te veshtira ku jetojme, per te gjithe ata eshte nje dite e vecante gezimi, por dhe shprese e optimizmi.
Urimet me te mira te vegjelve, te rinjve, por dhe familjeve e komunitetit te tyre ne kete fillim te ketij viti, dike u uruar jo vetem dije por dhe shendet!