Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpërndarë mesazhin e Papa Françeskut drejtuar qeverive ndaj të cilave protestohet.
Në një postim në Facebook, Presidenti Meta bën thirrje që të dëgjohet zëri i qytetarëve, sidomos atyre që janë më në nevojë e kushte më të vështira, dhe t’i mbështesin aspiratat e tyre të drejta.
Postimi i plotë i Presidentit Meta në Facebook
Solidarizohem me mesazhin e mençur të Papa Françeskut drejtuar qeverive ndaj të cilave protestohet, që ta dëgjojnë zërin e qytetarëve, sidomos atyre që janë më në nevojë e kushte më të vështira, dhe t’i mbështesin aspiratat e tyre të drejta.
KOHA QË ZËRI I QYTETARËVE TË DËGJOHET NGA TË GJITHË! 🇦🇱