Opozita del nga takimi i Këshillit Politik: S’tërhiqemi nga kërkesa jonë! Koalicionet kështu siç janë

Premte, 18 September 2020 13:39

 

Opozita e bashkuar kërkon asistencën e OSBE/ODIHR për mosdakordësitë e Këshillit Politik. Oerd Bylykbashi nga PD-ja dhe Petrit Vasili nga LSI-ja, thanë se kërkojnë që koalicionet të jenë të pandryshuara dhe listat 100% të hapura dhe një ekspertizë nga OSBE/ODIHR, siç edhe është rënë dakord më herët.

”Ne sollëm sot kërkesën zyrtare të opozitës për zgjidhjen e mekanizmit përmes marrëveshjes së 14 janarit, ku thuhet se kur palët nuk gjejnë zgjidhje kërkojnë një ekspertizë nga OSBE/ODIHR. PS kërkon të ndryshojë gjithçka që ka qenë gjithnjë njësoj. Kërkesa është zyrtare, ne e presim sot. I japim kohën për të reflektuar. Sapo Gjiknuri të reflektojë ne jemi këtu. Koalicionet të qendrojnë siç janë derisa të japë një rekomandim OSBE/ODIHR. Kemi bërë një kërkesë zyrtare. 14 janari është themeli i Këshillit. Gjiknuri tha se nuk jemi dakord për OSBE/ODIHR”,-tha Bylykbashi.

Login to post comments