Nga Sali Berisha.
Tradhtia me detin Jon e Zografit Bis, në Tik-Tok merr dhenë!
Nga kjo tradhti e Zografit Bis, Greqia zgjeron nga 6 në 12 milje, pra rritet me 6 milje në ujërat territoriale. E gjithë kjo, absolutisht në kurriz të Shqipërisë dhe me miratimin e Zografit Bis, i cili si tradhtar i kombit deklaron se ky zgjerim nuk prek Shqipërinë, ndërkohë që distanca ujore midis dy vendeve në detin Jon është rreth 24 milje, çka do të thotë:
Në zonën ku distanca është 18 milje, Shqipëria, e cila më parë kishte 12 milje, kurse Greqia 6 milje, tani të dy vendet do të kenë nga 9 milje. Pra, Shqipëria do të humbasë 3 milje, kurse Greqia do të fitojë tre milje. Pikërisht në tre miljet që i kalojnë Greqisë ndodhen depozitat nënujore të naftës dhe gazit që llogariten triliona euro.