Tjetër “rekord i zi” i rilindasve/Shqipëria më e varfëra në Ballkan dhe mes 12 rajoneve më të varfëra të Europës

Premte, 18 September 2020 18:04

 

Të gjitha rajonet e Shqipërisë, së bashku me disa rajone në lindje dhe jug të Europës, rënditen nga “Eurostat” si rajonet më rrezikun më të lartë të popullsisë në varfëri në vitin 2018.

Këto të dhëna janë dhënë në publikimin e Instititutiut Europian të Statistikave mbi ecurinë ekonomike të rajoneve të publikuar së fundmi.

 

Siç shihet në hartën e mëposhtme, rajonet më ngjyrë blu të errët ku bën pjesë e dhe Shqipëria e kanë popullsinë në rrezik të lartë të varfërisë më shumë se 30%.

Ngjyra më e hapur drejt portokallisë tregojnë një përqindje më të vogël të varfërisë në kontinentin Europian.

Sipas Eurostat, një fenomen të rritjes së varfërisë në qytetet më të pasura të Europës, pasi gjithnjë e më shumë po shtohen lagje të varfra dhe përjashtimi social po rritet.

Por disa nga nivelet më të larta në rrezik të varfërisë janë regjistruar në rajone rurale dhe të largëta të lindjes dhe Evropës Jugore.

Gjithsej 12 rajone në të gjithë BE-në kjo normë e rrezikut të varfërisë tejkaloi 30.0% në 2018 (siç tregohet nga hija blu më e errët në hartë). Nga këto 12 rajone tre e i ka Shqipëria.

Harta e publikuar nga Eurostat:

 

Siç shihet nga harta, Shqipëria është më e varfra edhe në Rajonin e Ballkanit pasi treguesi i varfërisë tek fqinjët tanë sipas Eurostat është poshtë 30 %.

Nivelin më të lartë të varfërisë në BE e ka rajonin jugor i Italisë, Campagna me mbi 41% të popullsisë në rrezikun e varfërisë. Kjo shifër është më e lartë madje se edhe ajo e kryeqytetit rumun, Bukuresht.

Eurostat e mati nivelin e popullsisë në rrezik varfërie kryesisht duke studiuar aksesin në punësim dhe nivelin e pagave në Rajonet e Europës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...