Kujtesë për hipokritët e PS.Vasili:Listat e hapura LSI i kërkoi që në 2017!

Tuesday, 22 September 2020 18:11

 

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar propozimet e kësaj force politike për reformën zgjedhore, të depozituara në Komisionin Parlamentar të ngritur në vitin 2017. Një ndër propozimet e LSI-së për reformën është dhe ai i listave të hapura.

“Kujtese për demagogët.(DOKUMENTI). Listat e hapura LSI i kërkoi që në 2017! Sapo u ngrit Komisioni Parlamentar të Reformës Zgjedhore, në vjeshtën e vitit 2017, të drejtuar nga Bledar Çuçi dhe Oerd Bylykbashi LSI i paraqiti propozimet. Propozim kryesor i LSI që në 2017 ishin listat e hapura. DOKUMENTI flet vete dhe është një kujtese për të gjithë ata hipokrite dhe demagogë që sot bëjnë sikur ju dogj shpirti për listat e hapura, ndërsa dje vegjetonin pa hapur gojën”,- shprehet Vasili në një reagim në Facebook.

Login to post comments