Edi Paloka:Opozita është e përgatitur për të gjithë skenarët

Tuesday, 22 September 2020 20:37

 

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka thotë se Edi Rama po kërkon që të ndryshojë rregullat e lojës në favor të tij me amendimet në Kushtetutë dhe Kodi Zgjedhor. Ai shtoi se nëse hiqen koalicionet, PD dhe opozita e bashkuar po studiojnë të gjitha formulat optimale dhe po përgatiten, duke bërë me dije se hapat e mëtejshme do të bëhen publike në ditët në vijim. “Nëse hiqen koalicionet, ne nuk jemi duke fjetur, po i studiojmë të gjitha. Në momentin e duhur do të bëhet publike sesi do të ecim ne në hapat e mëtejshme. Skenarë mund të ketë shumë, ne do të gjejmë optimalin, janë menduar të gjitha formulat. Ne po përgatitemi, do të ishim naiv të mendonim se Rama ka mundësi të ndryshojë rrugë. Garancia e partnerëve është arsyeja se pse ne besuam. Në Këshillin Politik u ulëm për të bërë pjesën tonë lidhur me kushtet që i janë vënë Ramës për integrimin dhe hoqëm detyrimin e opozitës për tu ulur në atë tryezë.”- tha Paloka për Fax News.

Paloka shprehet se ndryshimi i rregullave të lojës është një shenjë paniku që ka kapur këtë qeveri, ndërkohë shtoi se opozita do të vijojë që ta demaskojë. “E vetmja shpresë për të minimizuar, humbjen është kjo që po bën. Ky po kërkon që të ndryshojë rregullat e lojës, por ne jemi në fushë. Pasi ke hyrë në lojë dhe ti thuash prit të ndryshojmë rregullat ti heqim një lojtar palës tjetër. Ne kemi bërë rolin tonë deri tani, atë të demaskimit të asaj që po bën Rama që është deri tani shenja më e qartë e panikut. Ne u kemi bërë të qartë se sot jo vetëm shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, ti tregojmë se çfarë është Rama në të vërtetë. Një njeri që përpiqet të mbijetojë duke krijuar situata të tilla, që ai i mendon në favor të tij”,- tha Paloka.

I pyetur për listat e hapura, Paloka tha se i gjithë debati për listat ka pasur vetëm një qëllim heqjen e koalicioneve. “Kjo e gjitha hapja listash, mbyllje listave, ka pasur një qëllim, heqjen e koalicioneve. Formula është e qartë, kjo formulë nuk ndryshon, asgjë listat janë të mbyllura dhe kryetarët vendosin për çdo gjë. Duhen ca shifra absurde për të tejkaluar radhët e fundit të asaj që ka vendosur kryetari i partisë. Nuk është se ne nuk e kemi problem, por e dimë se çfarë loje po bëhet. Ai e di shumë mirë se do të vejë në krye të listës ato që ka vënë në krye qarqeve. Prandaj nuk e ka vrarë mendjen dhe nesër do ti ketë të sigurt në listë”,- tha Paloka.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...