“Premtimet e Ramës si listat 100% të hapura!”, Tabaku: Ka 8 vite që mashtron, “Shqipëria në punë” plani i PD ditën e parë të qeverisje

E mërkurë, 23 September 2020 17:22

 

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka sjellë në vëmendje disa nga shqetësimet që po vuan sot vendi ynë, ndërsa ka sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Përmes një reagimi, demokratja thekson se këto premtimet janë si listat 100% të hapura. Ajo pohoi se kryeministri ka 8 vjet që premton dhe në të njëjtën kohë që mashtron.

 

“Ka 8 vjet që mohon shqiptarët që enden dyerve të BE-së njësoj si sirianët që janë në luftë”, shkruan Tabaku.
REAGIMI I TABAKUT
Premtimet e Ramës si listat 100% te hapura!
– 30 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil vetëm brenda një viti në vendet e BE-së
– Rreth 100 mijë shqiptarë humbën vendin e punës nga muaji mars deri më sot.
– 61% e bizneseve kanë dalë pa fitim që nga muaji qershor.
– Më shumë se 30% e qytetarëve ishte në kufijtë e varfërisë në 2018 dhe kjo shifër do rritet edhe më shumë sipas BB.
Ka 8 vjet që premton, ka 8 vjet që mashtron, ka 8 vjet që mohon realitetin e varfërisë në Shqipëri. Ka 8 vjet që mohon shqiptarët që enden dyerve të BE-së njësoj si sirianët që janë në luftë.
Për çdo prag zgjedhjesh i njëjti avaz. Premton për të gënjyer. Por faktet janë e vërteta që nuk fshihet. Janë 100 mijë shqiptarë që kanë humbur vendin e punës. Me shume se 40% e shqiptarëve janë në skamje.
Pas 8 vitesh shfaqet sërish duke bërë të njëjtat premtime, a thua se shqiptarët nuk dëgjojnë dhe nuk e provojnë në lëkurën e tyre varfërinë. Në vend të fjalëve dhe propagandës bajate qytetarët kanë sot nevojë për zgjidhje konkrete me një plan të qartë dhe afatgjatë zhvillimi dhe punësimi. Shqipëria në punë është plani konkret i Partisë Demokratike që do të zbatohet menjëherë që ditën e parë në qeverisje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...