Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka zhvilluar një takim me banorët në njësinë 5 në kryeqytet. Referuar këtij takimi, Gjosha deklaron se 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit, jo vetëm për të ndryshuar një qeveri, por për të ngritur një sistem vlerash dhe për të rikthyer demokracinë!
“Në njësinë 5, ku pata kënaqësi të takoja shumë zonja, të rinj dhe ata që kanë themeluar LSI-në. Entuziazëm, energji pozitive dhe vendosmëri janë tre karakteristika që prek në cdo takim, me cdo qytetarë. 25 Prilli do të jetë dita e ndryshimit, jo vetëm për të ndryshuar një qeveri, por për të ngritur një sistem vlerash, një sistem funksional dhe për të rikthyer demokracinë!”- shkruan Gjosha në një postim në Facebook.