Ambasadorja Yuri Kim ka dhënë një mesazh disa orë pasi Presidenti Ilir Meta ka rishpallur thirrjen për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese të krijuar nga Besnik Imeraj.
Kim falenderon fillimisht Metën dhe Ruçin për thirrjen, teksa kërkon që juristët t’i përgjigjen kësaj thirrje duke kandiduar.
Ajo në fund thotë se Shqipëria duhet të vazhdojë të ecë përpara për të dhënë drejtësi teksa ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të ngrihet brenda 2020.
STATUSI NGA YURI KIM
Faleminderit Presidentit Ilir Meta dhe Kryetarit Gramoz Ruci për rihapjen e shpejtë të thirrjes për kandidatë për Gjykatën Kushtetues. Shpresojmë që juristët e Shqipërisë t’i përgjigjen kësaj thirrjeje të rëndësishme për t’i shërbyer vendit të tyre. Le të vazhdojmë të ecim përpara për të dhënë Drejtësi!