“Pallati i pabanueshëm, por nuk kemi përgjigje përfundimtare”, banorët në Lezhë s’e dinë çfarë do ndodhë me shtëpitë. Qytetarja: Të shkoj të mbytem në lumë me djalin

Saturday, 26 September 2020 09:53

 

Tërmeti i 26 nëntorit la me mijëra objekte të pabanueshme në qytetin e Lezhës. Një ndër to ishte dhe banesa e qytetares Drane Fane. Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Alfrida Marku, u njoh me problematikat dhe shqetësimet e zonjës Fane, e cila deri para pak javësh banonte në shtëpinë e dëmtuar.

Pallati ku ajo banonte u kategorizua si i pabanueshëm nga inxhinierët pak ditë pas tërmetit, mirëpo që prej asaj kohe, asnjë informacion nuk ka ardhur nga autoritet shtetërore lidhur me fatin e këtyre objekteve. Për shkak të frikës nga paqëndrueshmëria e strukturës së pallatit të vjetër, familja e zonjës Fane është strehuar në një banesë tjetër, afër asaj të mëparshme

Zonja Drane i apelon shtetit që të zgjidhë sa më parë çështjen e shtëpisë, ndërkohë që barra financiare e qirasë së apartamentit ku ajo banon aktualisht, bëhet akoma dhe më e papërballueshme me kalimin e kohës.

Drane Fane: Unë jam Drane Fane. Jetoj në lagjen Besëlidhja. Në lagjen Besëlidhja me datë 26 ra tërmeti, na i plasariti shtëpitë, na i nxori me kryq, të pabanueshme. Si përfundim, nuk na tha njeri që dilni, as se mos dilni, as nuk erdhën ta verifikonin përfundimisht. Me fjalë me verifikim të përgjithshëm. Vajta në janar tek bashkia. Më doli njëra më tha përderisa bashkia ta ka dhënë bonusin e qirasë, gjej shtëpi.
Alfrida Marku: Pallati është deklaruar i pabanueshëm tek ju?

Drane Fane: Pallati është deklaruar i pabanueshëm, por ekspertët nuk kanë ardhur për përfundimtaren. Nuk na thanë që dilni sot ose… Të thashë pra me 10 qershor më tha vajza ime mami e ka nxjerrë filania në Facebook që do të shembet pallati edhe erdha gjeta një shtëpi këtu mbas kësaj shtëpisë së parë, këtu në katin e dytë. Edhe ky është i pabanueshëm me thënë të drejtën, por duke qenë një fije më i mirë se pallati jonë ku isha, po jetoj prej 5 javësh. Kërkoj që të tregohet e vërteta si i thonë asaj. Kur do rregullohet, kur do shembet, si do bëhet, qysh e tek. Një shtëpi e ndërrova, shtëpinë e dytë e kam këtu, të shkoj në shtëpi të tretë vetem të shkoj të mbytem ne lumë me djalin.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...