‘’Pjesëmarrje impresionuese’’, Paloka: Në Bulqizë do fitojmë thellë, procesi i përzgjedhjes së kandidatëve vetëm hapi i parë, më 25 prill goditja finale

Saturday, 26 September 2020 15:52

 

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka mbajtur një deklaratë për shtyp nga Bulqiza aty ku po mbahet votimi i kandidatëve për deputet nga anëtarësia e PD.

Paloka thotë se si në Kukës, edhe në Bulqizë ka pjesëmarrje impresionuese dhe premton se kësaj radhe PD në këtë zonë do të fitojë më thellë se në 2017.
Ai shprehet se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve është vetëm hapi i parë teksa goditja finale ndaj Ramës do të vijë më 25 prill. Pas fitimit të zgjedhjeve, Paloka garanton se zgjedhjet lokale do të mbahen në datën më të afërme sapo të merret vendimi nga Gjykata Kushtetuese

DEKLARATA NGA EDI PALOKA

Pyetje: Në gjithë Qarkun e Dibrës ka vazhduar votimi i nisur që prej orës 10.00. Si po ecën votimet?
Edi Paloka: Siç e ndoqët edhe vetë, pjesëmarrja është impresionuese sepse, realisht, unë pata merakun edhe të kohës, edhe të faktit që shumë fshatra janë larg. Por për fat të mirë, shoh që anëtarësia e Partisë Demokratike edhe në Bulqizë e ka vlerësuar ashtu siç duhet këtë proces dhe po vazhdon me ritme të kënaqshme të votoje për të bërë përzgjedhjen e atyre përfaqësuesve më të mirë të PD qe ata shpresojnë dhe pretendojnë që do t’i përfaqësojnë nesër jo vetëm në parlamentin shqiptar dhe pushtetin lokal, por edhe në administratën e ardhshme të qeverisë se Partisë Demokratike. Sot unë konstatova një fakt tjetër të rëndë për Bulqizën. Bulqiza në fakt gjithnjë ka qenë një nga zonat më të varfra në Shqipëri, një paradoks për të cilën mbase edhe në kemi përgjegjësinë tonë si PD kur kemi qeverisur. Një qytet që jeton mbi pasuri të tëra, por që vuan varfëri ekstreme, thashë është një paradoks i rëndë. Por sot konstatova për fat të keq, që edhe ato pak firma të kromit që punonin deri dje, kanë mbyllur dyert dhe kanë çuar njerëzit në shtëpi. Pra, situata bëhet gjithnjë e më e rëndë dhe bashkë me këtë situatë të rëndë edhe domosdoshmëria për një ndryshim sa më të shpejtë.
Procesi që në po bëjmë sot është vetëm hapi i parë drejt këtij ndryshimi. 25 prilli do të jetë një goditje finale për të larguar të keqen, por do të jetë edhe dita e parë ku ndryshimi do të fillojë realisht. Unë ju uroj suksese jo vetëm sot bulqizakëve, por jam i bindur që, siç fituam nga pak, zonat ku PD fitoi në 2017, këtë herë rezultati do të jetë shumë më i thellë. Sigurisht me njerëzit që po I përzgjedhin vetë dhe mendojnë se do t’i përfaqësojnë sa më denjësisht nesër në Parlament dhe në të gjithë institucionet shtetërore.

 

Pyetje: A mendoni që do të ketë përçarje PD në këto zgjedhje që po bëhen sot?

 

Edi Paloka: Çdo garë, për të qenë të sinqertë, krijon edhe një lloj pakënaqësie, krijon probleme është e vërtetë. Por ajo që unë shoh është besimi në këtë proces dhe jam i bindur që nëse sot ndihet një frymë rivaliteti midis kandidatëve, nesër të gjithë do të jemi bashkë. Jemi koshient ne, ata që përfaqësojnë PD në këtë proces dhe çdo anëtar i PD që e keqja e këtij vendi është Rama dhe ai duhet larguar një orë e më parë.
Çdo garë krijon një lloj pakënaqësie, krijon probleme, është e vërtetë.
Por ajo që unë shoh, është besimi tek ky proces dhe jam i bindur se nëse sot ndjehegft një frymë rivaliteti midis kanddatëve, nesër të gtjithë do të jemi bashkë, sepse jemi koshientë, ne ata që përfaqësojmë Partinë Demokratike në këtë proces dhe çdo anëtar i Partisë Demokratike, që e keqja e këtij vendi është Rama dhe ai duhet larguar një orë e më parë.
Këtu në Bulqizë gjeta midis kandidatëve mirëkuptim të plotë dhe aspak frymë rivaliteti, por edhe nëse ka rivalitet nuk ka asgjë të keqe, gara ndaj është, por e rëndësishme është që besimi se nesër të gjithë bashkë, këshgtu siç jemi të fortë, do të përmbysim Ramën, kjo është gjëja më kryesore.

Pyetje: Nëse PD në vitin 2021 do të vijë në pushtet, do të mbani zgjedhje vendore brenda vitit 2021?

Edi Paloka: Siç e dini, ne kemi kërkuar vazhdimisht që zgjedhjet vendore të bëhen bashkë me ato Parlamentare, por nëse Rama, që e shihni çdo ditë, nuk është njeriu që mban marrëveshje dhe zbaton marrëveshje. Nëse Rama nuk do ta bëjë këtë, sigurisht e drejta dfo të shkojë në vend. Gjykata Kushtetuese do të marrë vendimin e duhur sapo Rama ta lejojë të krijohet, por kam frikë se nuk do ta lejojë të krijohet derisa të jetë ai në pushtet dhe zgjedhjet vendore do të bëhen në momentin më të parë që do të vendosë drejtësia shqiptare, jo drejtësia e Ramës, por ajo që do të japë drejtësinë realisht.
Pyetje: Ambasadorja e Amerikës ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të ngrihet brenda këtij viti.
Edi Paloka: Në fakt edhe opozita ka kohë që kërkon që Gjykata Kushtetuese të ngrihet. Jemi i vetmi vend në botë, përfshirë dhe ato diktatoriale, ku Gjykatat nuk funksionojnë më dhe, jo vetëm për shkak të vullnetit politik të qeverisë, vullnetit politik të Ramës

Ramës nuk i duhen gjykatat qoftë edhe ku i kontrollon vetë, sepse i sheh si rrezik që sjellin për vendimet e tij jo vetëm absurde për nga ana ligjore, por edhe atë anti njerëzore.

Sa të jetë Rama, me thirrjet apo pa thirrjet e SHBA-së dhe të të gjithë partnerëve, gjykatat do të ngrihen në këtë vend. Ramës nuk i intereson dhe nuk besoj se do të lejojë që siç ka bërë deri tani që kjo Gjykatë të ngrihet.
Pyetje: Me humbjen e pushtetit Rama do të shkojë përpara drejtësisë dikur?

Edi Paloka: Ne e kemi deklaruar dhe do t’i qëndrojmë deri në fund. Rama duhet të shkojë përpara drejtësisë dhe vendi i tij normalisht është në burg. Kaq të zeza sa i ka bërë shqiptarëve ky njeri, kur them shqiptarëve, jo vetëm brenda kufijve zyrtarë të Shqipërisë, nuk i ka bërë përveç Enver Hoxhës, askush tjetër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...